-
U dënua me 4 vite burg për inceneratorin e Tiranës, Alqi Bllako lë qelinë pasi iu shua masa e sigurisë
GJKKO e dënoi një ditë më parë Bllakon me 4 vite burg për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, u dënua me 2.8 vite burg. Por gjykata vendosi shuarjen e masës së sigurisë pasi këto vite i ka kaluar në paraburgim.
5 Nëntor, 09:35 -
Inceneratori i Tiranës/ Apeli ktheu çështjen për rigjykim, Bllako dënohet me 4 vite burg, por i shuhet masa e sigurisë, pritet lirimi nga qelia
Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit u dënua përfundimisht me 2 vite e 8 muaj burg. Në përfundim GJKK ka urdhëruar shuarjen e masës së sigurisë dhe Bllako pritet të lirohet që sot. Lirimi vjen pasi i është shuar masa e sigurisë si për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit.
4 Nëntor, 10:08 -
Inceneratori i Fierit, Gjykata e Lartë: Çështja të rigjykohet në Apelin e GJKKO-së me trupë tjetër
Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO-së, i cili e kishte kthyer dosjen e inceneratorit të Fierit për rigjykim në GJKKO. Gjykata e Lartë thotë se dosja duhet të rigjykohet nga Apeli, por me një trupë tjetër gjykuese.
21 Tetor, 15:32 -
SPECIALE/ Nga ndryshimet e shpeshta në kabinet të arrestimet e SPAK-ut në radhët e shumicës, ngjarjet kryesore që shënjuan mandatin e tretë të Ramës (VIDEO)
Kryeministri arriti megjithatë, të amortizonte këto goditje dhe të fitonte sërish zgjedhjet, me një rezultat edhe më të thellë, nën premtimin e anëtarësimit të vendit në BE. Një proces i cili shënoi një ritëm të përshpejtuar në 12 muajt e fundit, me hapjen e pjesës dërrmuese të grupkapitujve të negocimit. Në 4 vite, Shqipëria njohu një bum turistik të pashembullt.
17 Shtator, 12:20 -
-
Inceneratori i Tiranës/ Apeli i GJKKO prish dënimin për Alqi Bllakon, kthen çështjen për rigjykim
Apeli i GJKKO ka prishur vendimin e Shkallës së Parë të dhënë ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, që ishte dënuar me 4 vite burg për korrupsion për inceneratorin e Tiranës. Çështja tashmë do të rikthehet rigjykim edhe një herë në Shkallë të Parë me tjetër trup gjykues.
23 Korrik, 15:13 -
Dënimi për inceneratorin e Tiranës/ Më 23 Korrik, Apeli i GJKKO jep vendimin për Alqi Bllakon
Bllako u dënua me 4 vite burg nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion në 11 mars të këtij, dënim i cili zbriti në 2 vite e 8 muaj për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, pasi u gjet fajtor për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv” në dy raste.
17 Korrik, 13:15 -
Tiranë/ Po fshihej në Zimbabve, Interpoli sjell nën pranga administratorin e Inceneratorit të Fierit! Loran Dusha i kërkuar nga GJKKO për 2 akuza (VIDEO)
Interpol Tirana sjell nga Harare Loran Dushën, 42 vjeç, administrator i inceneratorit të Fierit. Kërkohej me urdhër të Gjykatës së Posaçme prej vitit 2022, me masën “arrest me burg” për korrupsion aktiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Shkalla e parë e dënoi me 7 vite burg, në kuadër të dosjes me 15 të pandehur, mes të cilëve ish-ministri Koka e ish-deputeti Bllako. Por Apeli e riktheu dosjen për rigjykim
14 Qershor, 15:29 -
Ekspertim 12 celularëve që u kapën në burgun e VIP-ave në Durrës! Mister nëse po futeshin apo fshiheshin në oborr! Hetim kush i përdori
Aparatet dëgohen për ekspertim në laborator, për të zbuluar gjurmët e gishtrinjve. Një ndihmë pritet të japin kamerat e sigurisë së brendshme, por edhe të zonës afër vendit ku u gjetën telefonat. Në qelitë e burgut të Durrësit, mes të paraburgosurve të shumtë janë aktualisht zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të arrestuar nga Prokuroria e Posaçme
1 Qershor, 11:24 -
-
Inceneratori i Tiranës/ GJKKO dënon me 4 vite burg ish-deputetin Alqi Bllako për korrupsion! Përfiton nga gjykimi i shkurtuar
Alqi Bllako, ish-deputet i PS dhe ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, është shpallur fajtor nga Gjykata e Posaçme për korrupsion. Bllako është dënuar me 4 vite dhe do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar pasi akuzohet për korrupsion në 2 raste për inceneratorin e Tiranës.
11 Mars, 14:16 -
Gjyqi për Inceneratorin e Tiranës/ Bllako: S’kam patur rol në dhënien e koncesionit! SPAK kërkon dënimin me 5 vite burg, GJKKO vendos më 11 mars
SPAK kërkon dënimin e tij me 5 vite burg, ndërsa Bllako u deklarua i pafajshëm duke thënë se nuk ka pasur asnjë rol në dhënien e koncesionit. GJKKO do të japë vendimin më 11 mars.
7 Mars, 14:41 -
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon dënimin me 5 vite burg të ish-deputetit Alqi Bllako! Akuza për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë
Në përfundim të konkluzioneve në procesin e nisur për inceneratorin e Tiranës, Prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të Bllakos dhe që të dënohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë. Bllako ka mbajtur postin e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit. Seanca e radhës më 7 mars, do bëhet mbrojtja nga avokatët
28 Shkurt, 13:40 -
Shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO për inceneratorin e Tiranës, shkak mungesa e një prej avokatëve mbrojtës
Seanca gjyqësore në GJKKO për çështjen e Inceneratorit të Tiranës është shtyrë për më 4 mars në orën 13:30, për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të të pandehurit Jetmir Llapaj.
21 Shkurt, 10:36 -
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 4 vite burg për Lefter Kokën! Ja pretenca për 8 të pandehurit, kërkohet dënimi me 26 vite burg në total për ish zyrtarët
SPAK kërkon dënimin për 8 të pandehur të akuzuar për shpërdorim detyre të marrë të pandehur në dosjen e inceneratorit të Tiranës. Në seancën e sotme në GJKKO prokurori Dritan Prençi lexoi pretencën. Të 8 të pandehurve u është pranuar gjykimi i shkurtuar ç’ka u mundëson atyre uljen e 1/3-ës së dënimit.
7 Shkurt, 13:39 -
Ndahet dosja e inceneratorit të Tiranës/ Lefter Koka e 7 të tjerë me gjykim të shkurtuar, për 4 të pandehur proces i zakonshëm në GJKKO
Në seancën e ardhshme, pritet që prokurori Dritan Prençi të japë konkluzionet për 8 të pandehurit, ndërkohë që për katër të tjerët do vijojë gjykimi. Dosja e inceneratorit të Tiranës kaloi për gjykim në datë 13 dhjetor të vitit 2024.
31 Janar, 14:22 -
Nuk u plotësua trupi gjykues, GJKKO shtyn seancën ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, SPAK e akuzon edhe për Inceneratorin e Tiranës
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion shtyu sot seancën për ish-deputetin socialist Alqi Bllako. Shkak u bë mosplotësimi i trupës gjykuese. Seanca e radhës u caktua më datë 13 Shkurt, në orën 14:30
29 Janar, 11:16 -
Inceneratori i Tiranës, nis në GJKKO gjyqi ndaj Alqi Bllakos! Pranohet gjykimi i shkurtuar, ish-deputeti akuzohet për korrupsion
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Mministrisë së Mjedisit akuzohet për “korrupsion pasiv” në dy raste, në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Bllako kërkoi gjykim të shkurtuar, kërkesa u pranua. Akuzohet se përfitoi rreth 120 mijë euro si pagesë për makinerinë e verërave të të atit dhe 7 milionë e 520 mijë lekë nga shoqëria koncesionare
14 Janar, 13:55 -
Dosja e inceneratorit të Tiranës, GJKKO nis gjykimin e ish-deputeti të PS, Alqi Bllako
Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e SPAK dhe kaloi për gjykim dosjen ndaj Ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, për akuzën e korrupsionit të zyrtarëve publikë ne lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës
20 Dhjetor 2024, 13:11 -
Inceneratori i Tiranës/ GJKKO pranon kërkesën e avokatëve, rikualifikohet akuza për Alqi Bllakon! Posti i tij nuk ishte në nivelin e zyrtarëve të lartë
Gjykata e Posaçme i rikualifikon akuzën ish sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mjedisit Alqi Bllako, i akuzuar nga SPAK për inceneratorin e Tiranës për korrupsion te zyrtarëve të lartë në d
13 Dhjetor 2024, 13:31
