-
FOTOT nga bodrumi i 'Golden'/ 5 autorët ndërrojnë e djegin rrobat e 'krimit', trupi i Prengës 8 orë në kompleks...'tentativa' për të fshirë gjurmët
Report Tv siguron foto nga kamerat e sigurisë brenda garazhit të kompleksit "Golden" në pronësi të Altin Hajrit në Shijak. Janë 5 persona të pikasur nga kamerat e sigurisë, teksa heqin rrobat që kishin gjatë pengmarrjes së Jan Prengës në Kamzës, i djegin jashtë resortit, ndërsa fusin në plastmas trupin e Jan Prengës që e nxjerrin nga bagazhi i Range Rover. Ata janë të maskuar dhe të armatosur, ndërsa i vetmi që nuk ka maskë, një burrë me bluzë të bardhë, dyshohet të jetë pikërisht Altin Hajri, i shpallur në kërkim nga policia. Trupi i Jan Prengës transportohet jashtë kompleksit rerth orës 20:30, 8 orë pasi u soll në "Golden"
13 Shkurt 2020, 13:42 -
DËSHMIA EKSKLUZIVE/ 5 ditë pas rrëmbimit, vëllai i Jan Prengës ktheu 106 kg nga kokaina e vjedhur, 'kapoja' nga burgu i Ekuadorit premtoi lirimin e pengut për 2 orë
Rrëfimi përpara grupit hetimor dhe më pas përballë Gjykatës së Tiranës, i Anton ose Artan Prengës, njërit prej vëllezërve të Jan Prengës, ka dhënë një tablo të qartë se çfarë ka ndodhur në prapaskenë para dhe pas rrëmbimit të vëllait në 17 janar 2020. Në një rrëfim të gjatë dhe bindës, Anton Prenga, rrëfen të gjithë peripecitë që kanë nisur pas rrëmbimit të të vëllait në Shqipëri, shpresa për të liruar pengun, duke ndërmjetësuar me pajtuesin e gjaqeve Nikoll Shullani, i cili njëkohësisht është dhe babai i Gëzim Shullanit, që së bashku me Astrit Prengën kishin marrë lëndën narkotike prej 260 kg kokainë dhe e mbanin peng.
12 Shkurt 2020, 13:37 -
Pamje nga superaksioni i sekuestrimit të pasurive të Altin Hajrit/ OFL: I kalojnë në pronësi Ministrisë së Brendshme
Operacioni Forca e Ligjit ka publikuar pamje nga superaksioni për sekuestrimin e pasurive të Altin Hajrit të shpallur në kërkim për rrëmbimin e Jan Prengës. Përmes një video OFL shpjegon dhe se tashmë këto pasuri i kalojnë Ministrisë së Brendshme.
3 Shkurt 2020, 18:54 -
'Preja' e parë emergjente e Anti-KÇK-së kompleksi 'Golden' i Altin Hajrit në Shijak! Pas konfiskimit i kalon në pronësi Ministrisë së Brendshme
Shqiptarja.com mëson ekskluzivisht përmes burimeve konfidenciale, se janë sekuestruar nga efektivët e "Operacionit Forca e Ligjit", veç kompleksit "Golden" edhe tre shtëpi dhe 1 pikë karburanti në pronësi të familjes Hajri. Të njëjtat burime thanë se lista e parë në duart e OFL-së përfshin 150 subjekte.
3 Shkurt 2020, 14:59 -
Aksion në Kavajë, arrestohet një tjetër anëtar i familjes Hajri për pengmarrjen, disa të shoqëruar
Në vijim të operacionit për pengmarrjen në Kamëz, një tjetër person me inicialet F.Xh. është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme. Në Kavajë është arrestuar një anëtar i familjes Hajri që akuzohet për pengim të zbulimit të se vërtetës. Gjithashtu janë edhe disa t&
28 Janar 2020, 19:59 -
Vëllai i Prengës korrier i bandës së Shijakut, nuk dorëzoi në Angli 283 kg kokainë...Pengu u mor në makinën që i vodhën një këngëtareje
Jan Prenga dhe resorti "Golden" në ShijakHetues anglezë janë duke bashkëpunuar me policinë shqiptare për zbardhjen e pengmarrjes së Jan Prengës, babait të 5 fëmijëve në Kamë
28 Janar 2020, 15:57 -
-
U prit një viktimë për të kthyer sytë nga super pasuria e dyshimtë e Altin Hajrit! Italia i pushoi hetimet për drogë, Shqipëria i zhbllokoi 10 mln euro
Shqiptarja.com ju sjell historikun e dyshimeve të nisura ndaj Altin Hajrit për trafik droge, dhe mënyrën se si Hajri e shndërroi biznesin e tij nga karburant në resort për evente dasmash ku fitimi në vit ishte vetëm 1 milionë lekë!
28 Janar 2020, 14:50 -
Kunati i Jan Prengës, që vdiq pas rrëmbimit në Kamzë: Kërkojmë nga policia që të gjendet kufoma! Jemi të tronditur nga dhimbja
Mark Sula, kunati i Jan Prengës, 49-vjeçarit që vdiq pas rrëmbimit të ndodhur 11 ditë më parë në Kamzë mes dhimbjes është shprehur për Report Tv se kërkon nga policia që të gjendet trupi i t
28 Janar 2020, 14:43 -
Mbyllet puna në kompleksin 'Golden'! RENEA kontrolle për gjetjen e trupit të Jan Prengës (VIDEO)
Një ditë pas arrestimit të të dyshuarve për pengmarrjen dhe më tej vrasjen e Jan Prengës të marrë peng 11 ditë më parë në Kamëz, Policia me forcat speciale RENEA është ende e pranishme në kompleksin "Golden" në Xhafzotaj të Shijakut. Operacioni vijon për identifikimin e bashkëpun&
28 Janar 2020, 13:41 -
-
-
Vëllai i Jan Prengës që u rrëmbye në Kamzë, i dënuar me 8 vite e gjysmë burg për trafik droge në Angli
Vëllai i Jan Prengës, Ndrek Prenga ishte arrestuar në Angli në gusht të vitit 2017 dhe u denua me 8 vite e gjysmë burg. Ndrek Prenga u dënua për trafik të drogës së cilësisë së lartë. Nuk dihet nëse ky rast ka të
28 Janar 2020, 12:50 -
FOTO / Ky është Jan Prenga, 49-vjeçari që vdiq pas rrëmbimit në Kamzë për konfliktin e drogës, la pas 5 fëmijë
Report Tv siguron foton Jan Prengës, 49-vjeçarit që mbeti i vrarë pas rrëmbimit të ndodhur në Kamzë 10 ditë më parë.Jan Prenga ishte babai i 5 fëmijëve dhe sipas policisë
28 Janar 2020, 12:40 -
Arrestohen 5 rrëmbyes! Prenga vdiq nga dhuna rrugës për në resortin 'Golden'! Konflikti për 283 kg kokainë në Angli
Shkon në pesë numri i personave të arrestuar për pengmarrjen në Kamëz. 11 ditë pas rrëmbimit të Jan Prengës në Kamëz policia arreston 5 të dyshuar dhe shpall në kërkim Altin Hajrin, pronarin e resortit "Goldon" në Shijak, ku do të mbahej peng 49-vjeçari, ndërsa policia ka krijuar bindjen se pengu është vrarë, por trupi ende nuk është gjetur. Policia arrestoi Leonard Hajrin (vellanë e Altinit), të dënuar më parë, babain e tyre, Bajram Hajri, kushëririn, Elton Hajri, një anëtar të familjes Hajri (me inicialet F.XH. që u kap sonte në mbrëmje) dhe shokun e tyre Olsi Turja, të pestë bashkëpunëtorë në krim. Motiv i rrëmbimit dyshohet të jetë bërë vëllai i Prengës, Astrit Prenga, i cili dyshohet të mos ketë dorëzuar 283 kg kokainë në Angli. Makina me të c
28 Janar 2020, 11:27
