-
Kongresi i Autoriteteve Lokale kritikon ‘Territorialen’: Qytetarët e prekur s’u konsultuan në kohë për Reformën
Raporti për Shqipërinë që do të diskutohet në Kongresi e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të KiE-së ngre shqetësime dhe për reformën administrativo-territoriale, të miratuar pak ditë më parë me votat e vetëm socialistëve. Sipas dokumentit konsultimet nisën në një fazë të avancuar të procesit dhe nuk përmbushën plotësisht parimet e Kartës Evropiane të Vetqeverisjes Vendore.
12 Tetor, 18:19 -
Faza e dytë e Reformës Territoriale, PS kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar! Parashikohet rishikimi i kompetencave të bashkive dhe kuadrit ligjor
Sipas kërkesës, ndryshimet ligjore duhet të përgatiten në kohë për të mundësuar funksionimin e bashkive të reja pas zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Komisioni i propozuar do të ketë 16 anëtarë, të përfaqësuar sipas grupeve parlamentare, dhe një mandat nëntëmujor, me mundësi zgjatjeje me vendim të Kuvendit. PD ka deklaruar se s'do të bëhet pjesë e këtij Komisioni.
12 Tetor, 17:39 -
Ndarja e re territoriale/ Qytetet përfaqësohen në bazë të popullsisë në këshillat bashkiakë, ja formula si do të ndahen mandatet! Report Tv siguron draftin e socialistëve
Në zgjedhjet vendore të 2027-ës, në listën për këshillin bashkiak, krahas emrit të kandidatit do të shënohet edhe emri i qytetit që do të përfaqësojë. Skema e re do të duhet të reflektohet me ndryshime në kodin zgjedhor.
6 Tetor, 22:15 -
‘Territorialja’/ PL: Nuk u pyetën banorët, bashkitë nuk janë thjesht viza dhe zhgarravina në hartë! Deputetët të mos e votojnë në Kuvend
Miranda Rira akuzon mazhorancën se po injoron kundërshtimet e komuniteteve dhe argumenton se ndryshimi territorial mund të sjellë largimin e shërbimeve publike, rritjen e migrimit dhe shpopullimin e zonave rurale e malore.
6 Tetor, 17:13 -
Raporti/ Bashkitë thyejnë rekord, rritën me 75% të ardhurat! ‘Boom’-i i ndërtimeve mbush arkat, por shpenzimet janë nën plan
Bashkitë kanë rritur me 75.7% të ardhurat në janar-gusht 2026, duke arkëtuar 44.4 miliardë lekë, mbi planin e parashikuar dhe kryesisht falë rritjes së taksave lokale dhe taksës së ndikimit në infrastrukturë. Ndërkohë, shpenzimet u rritën me 14% krahasuar me vitin e kaluar, por mbetën nën planin e përcaktuar për këtë periudhë.
26 Shtator, 18:13 -
PD depoziton në Kuvend draftin për ndarjen territoriale: 100 bashki dhe 12 qarqe, më shumë shërbime dhe autonomi lokale
Në një kohë kur komisionet parlamentare kanë nisur diskutimin për propozimin e PS për hartën e re territoriale me 46 bashki, edhe PD depoziton zyrtarisht propozimin e saj në Kuvend për ta çuar numrin e njësive vendore në 100. PD thotë se me ndryshimet që propozon, synon bashki funksionale, për më shumë shërbime, autonomi e zhvillim.
25 Shtator, 15:51 -
‘Nga një nënkryetar për çdo qytet përbërës’- Mazniku zbulon skemën në Report Tv, si do administrohen bashkitë ‘gjigante’ të krijuara me hartën e re territoriale
Bashkëkryetari socialist i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, ka shpjeguar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, sesi do të funksionojnë bashkitë, pas miratimit në Kuvend të projekt-propozimit të PS për hartën e re territoriale.Mazniku ka theksuar se
8 Shtator, 22:26 -
‘Territorialja’/ Mazniku në Report Tv: Reformë për qytetarët, jo për ofiqarët! Ka nevojë për fazën e 2-të! Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet, në zgjedhje hyjmë me hartën e re
Arbjan Mazniku theksoi se Reforma e re Territoriale nuk i largon shërbimet nga qytetarët dhe as zyrat e marrjes së shërbimeve. E vetmja gjë që lëviz sipas tij, janë zyrat e planifikimit të bashkive. Bashkëkryetari socialist i Komisionit tha gjithashtu se vullneti i PS ishte që në zgjedhjet lokale të 2027-ës të hyej me hartën e re territoriale.
8 Shtator, 21:41 -
23 bashki me buxhet kundër zjarrit, por shpenzimet mbeten pas! Tirana e Durrësi i lënë fondet në arkë, Himara kryeson me investimet
Nga 23 bashki që kishin të parashikuara investime në programin e mbrojtjes nga zjarri dhe mbrojtjes civile, vetëm 11 kishin regjistruar shpenzime deri në qershor, ndërsa 12 të tjera nuk kishin realizuar ende asnjë pagesë, sipas të dhënave zyrtare.
7 Shtator, 08:13 -
Negociatat me BE/ Ministri Jaupaj për Report Tv: Po përafrojmë legjislacionin me Unionin! Në fokus Reforma e Menaxhimit të Mbetjeve, landfillet që po ndërtohen
Sa i takon menaxhimit të mbetjeve, ministri Jaupaj e cilësoi reformën përkatëse si një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Mjedisit, duke theksuar transformimin dhe krijimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM).
3 Shtator, 18:59 -
Merr hov ndërtimi në Shqipëri, bashkitë miratojnë 782 leje në 6 muaj! Vlera 30.2 miliardë lekë, shtojnë me 12.2 miliardë lekë të ardhurat e bashkive
Bashkitë kanë dhënë 782 leje ndërtimi në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ose 28% më shumë se vjet në të njëjtën periudhë. Por, sipas raportit të INSTAT pavarësisht rritjes së numrit të lejeve dhe sipërfaqes së ndërtimit, vlera e investimit për ndërtimet e reja ka rënë me 6.2% krahasuar me janar-qershor të 2025-ës.
28 Gusht, 18:29 -
PD kërkon verifikim të tenderave me 'flamur të kuq' në 61 bashki, Teliti: 556 procedura me indikatorë risku, rrezikohen paratë e taksapaguesve!
Partia Demokratike kërkon verifikim të procedurave të prokurimit me indikatorë risku duke argumentuar se ato përbëjnë 39.4% të fondit total të tenderave vendorë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.
20 Gusht, 14:53 -
Ben Blushi: Ndarja territoriale, a ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?
'Në vitin 2004 i propozova parlamentit një ndarje të re territoriale. Atëherë Shqipëria kishte 375 komuna dhe bashki. Si Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit kërkova që të mbeteshin rreth 120 njësi, pra një e treta.'
6 Gusht, 09:16 -
HARTA E PS/ Nga Vau i Dejës në Libohovë, bilanci i bashkive që ‘shkrihen’! Në lojë një buxhet 14 mld lekë dhe 600 mln lekë borxhe! Në pikëpyetje fati i mbi 4 mijë punonjësve
Mbi 225 mijë qytetarë dhe mbi 4 mijë punonjës të administratës lokale pritet të preken nga reforma e re territoriale. Pesëmbëdhjetë bashkitë që janë në listën e shkrirjes së socialistëve, menaxhojnë afro 14 miliardë lekë shpenzime në vit, ndërsa mbartin edhe qindra milionë lekë detyrime.
5 Gusht, 16:15 -
Harta Territoriale e PS/ Luçiano Boçi: Thikë pas shpine për qytetarët, PS po bën reformë për vota! S'ka prova që më pak bashki japin më shumë shërbime
Deputeti demokrat thotë se drafti nuk është produkt i punës së Komisionit, por një nismë e njëanshme e mazhorancës, duke e akuzuar se synon interesa elektorale dhe jo përmirësimin e pushtetit vendor.
30 Korrik, 18:01 -
Reforma territoriale/ PD kundër draftit për uljen e numrit të bashkive, Boçi: Thikë pas shpine për qytetarët! Bozdo: Kontroll politik mbi territorin
Sipas tij, propozimi i PS-së nuk bazohet në kriteret kryesore të funksionimit të pushtetit vendor, si ofrimi i shërbimeve, subsidiariteti dhe autonomia financiare.
30 Korrik, 16:48 -
-
Pr.ligji/ Bashkitë do t’i mbrojë Avokati i Shtetit në gjyqe, do t’i shtohen ndihmësit ligjorë
Ndryshimi ligjor që vjen si propozim i Këshillit të Ministrave dhe tashmë është në konsultim publik pritet t’i japë një ndihmë themelore pushtetut vendor, si në ekspertizë ashtu edhe financiarisht. Për të përballuar ngarkesën Avokatura e Shtetit do të ketë të drejtën edhe të rekrutimit të ndihmësve ligjorë.
21 Maj, 16:14 -
Dëgjesa për ‘Territorialen’, Tabaku: Bashkitë s’mund të jenë ndërmarrje punësimi, por institucione që ofrojnë shërbime! U nevojiten më shumë kompetenca dhe të ardhura
Deputetja demokrate Jorida Tabaku kërkoi që bashkitë të kenë më shumë kompetenca dhe të ardhura, në mënyrë që sipas saj, të mund të ofrojnë më shumë shërbime për qytetarët.
28 Prill, 19:43 -
Rama: Taksa 3% për strehimin në lejet e ndërtimit në të gjitha bashkitë do të mblidhet në një fond të vetëm, lehtësim për marrjen e një shtëpie për kategori të caktuara
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Asambleja e Partisë Socialiste në Durrës se taksa 3% për strehimin në lejet e ndërtimit që merret nga bashkitë, do të mblidhet në një fond të vetëm, për të pasur më pas një shpërndarje më të mirë të këtij fondi për ata që kan&e
9 Prill, 18:48