-
Meta citon Jeffersonin: Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani, kur qeveria ka frikë nga populli aty ka liri
Presidenti Ilir Meta edhe pse sulmet ndaj ndërkombëtarëve i ka të shumta, duket se gjatë tubimit ka vendosur të citojë presidentin e tretë të SHBA, Thomas Jefferson me shprehjen e tij 'kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani, kur qeveria ka frikë nga populli aty ka liri' duke bërë thirrje që populli të kthejë sovranitetin
2 Mars 2020, 18:41 -
Meta rendit arsyet pse thirri protestën: Drejtësia u kap prej fyti nga sekti anti-shtet
Presidenti Meta gjatë fjalës në podium para njerëzve të mbledhur në shesh ka renditur arsyet se pse e thirri këtë protestë. Ai tha se drejtësia është kapur prej fyti dhe se ajo bëhet me regji nga sekti anti-shtet.
2 Mars 2020, 18:20 -
Meta: Unë ushtari i parë i Republikës, presidenca i vetmi institucion legjitim. Ulem në gjunjë para popullit kuqezi
Në fjalimin e tij në podiumin e vendosur përballë presidencës, kreu i shtetit tha se përkulet para popullit që e thirri si president në mbrojtje të Kushtetutës, dhe jo si Ilir Meta."Presidenti i popullit kuqezi ulet në gjunjë vetëm para flamurit kuqezi dhe popullit kuqezi. Para popullit të shqiponjave. Këtë
2 Mars 2020, 18:15 -
Budina: E di se çdo të thotë të të vdesin prindërit e mos t'i shikosh se je emigrant...nuk do lejojmë sulltanin të krijoj sulltanatin e tij
Regjisori Edmond Budina ka qenë më i ashpër në fjalimin e tij. Si një ish-emigrant, artisë, Buda shprehet se kjo ditë do të jetë e rëndësishme për të realizuar ëndrrën prej 30 vitesh.
2 Mars 2020, 18:11 -
Studentja e drejtësisë: Rama ka tejkaluar çdo limit... por një ditë Shqipëria do të bëhet
Për studentet e drejtësisë, Oneda Skenderi kryeministri Edi Rama ka tejkaluar çdo kufij dhe për këtë ka listuar një sërë argumentesh, që sipas saj legjitimojnë këtë tubim të thirrur nga presidenti Ilir Meta."Të mos respektosh parimet e shtetit të së drejtës është
2 Mars 2020, 18:06 -
Boksieri: Titullin kampion ndërkombëtar ia dedikoj 2 marsit! Shqiponjat duhen të kthehen në folenë e tyre
Boksieri Kristjan Demaj ka mbajtur një fjalim të shkurtër në podiumin e ngritur përballë presidencë. Fitoren si kampion ndërkombëtar shprehet se ia dedikon pikërisht 2 marsit."Jam i lumtur që ndodhet këtu në këtë manifestim madhështor., Vij pas një fitore të titullit si kampion ndë
2 Mars 2020, 18:00 -
Personalitetet hapin tubimin, Kapexhiu: Mallkuar qofshin ato që shpikën shuplakat, politika e mbushur me pinokë gënjeshtarë
Tubimi i thirrur nga presidenti Meta u hap nga aktori Neritan Liçaj i cili tha se ky manifestim është më i madhi në vend dhe ka ngjyrat kuqezi. 'Jemi këtu në mbrojtje të atdheut tonë të dashur Shqipëri, si asnjëher&
2 Mars 2020, 17:59 -
Berisha familjarisht në tubimin e Metës! Dhëndri i tij pozon krah Argitës: E duam Shqipërinë si Europa
Në tubimin e presidentit Ilir Meta, përveç ish-kryeministrit Sali Berisha janë parë edhe familjarë të tij. Vajza e tij Argita Berisha me bashkëshortin e saj Jamarbër Malltezi kanë shkrupur një selfie nga Bulevardi "Dëshm
2 Mars 2020, 17:54 -
Kryemadhi e distancuar nga Meta dhe Basha, shfaqet te kryeministria me ish-deputetë të LSI-së
Në këtë protestë nuk ka munguar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ajo është parë përballë kryeministrisë së bashku nga ish-deputetë të LSI-së, larg podiumit ku po mbahen fjalimet Ajo ka deklaruar se do i bashkohet tubimit si qytetare dhe jo si kryetare e një partie politike.
2 Mars 2020, 17:46 -
Meta del nga Presidenca! Përulet duke bërë shqiponjën me duar
Kreu i Shtetit Ilir Meta ka dalë nga Presidenca me dy gishta lartë dhe pak hapa më tutje është përulur para njerëzve duke bërë dhe shqiponjën me duar. I shoqëruar nga persona publik që pritet të mbajnë fjalën e tyre gjatë tubimit, në krah të tij shihet dhe boksieri Kristian Mema, i cili mban me vete dhe brezin e boksi
2 Mars 2020, 17:34 -
Tubimi i Metës i ngjashëm me protestat e opozitës, dëgjohen thirrje 'Rama ik'...Meta u kërkon protestuesve që të mbajnë qetësi
Në tubimin e presidentit Ilir Meta janë dëgjuar edhe thirrje 'Rama Ik', detaj ky i ngjashëm me protestat e opozitës. Megjithatë, kreu i shtetit u ka kërkuar pjesëmarrësve që të mbajnë qetësi.
2 Mars 2020, 17:41 -
Njerëzit në shesh, Meta ende në zyrë me dy gishta lart: Nuk ndalemi deri në rivendosjen e sovranitetit të popullit
Presidenti Meta vijon të qëndrojë ende në zyrë edhe pse njerëzit kanë zbritur në shesh. Në një video Meta shfaqet me dy gishta lart duke thënë se kjo pranverë kuq e zi nuk do të ndalet deri në rivendosjen e sovranitetit të popullit."Të dashur motra dhe vëllezër dhe pak minuta dhe kam nderin
2 Mars 2020, 17:30 -
Basha nga kafja në tubimin e Metës: Liria rrënohet kur kushtetuta shkelet! Nuk është protestë, jam si qytetar
Lideri demokrat Lulzim Basha i është bashkuar tubimit të president Ilir Meta duke dalë jo nga zyra e tij në selinë e PD-së, por nga kafja e hotel Rogner, ku më herët kishte takuar ambasadoren amerikan Yuri Kim.“Mesazhi im është një falënderim nga zemra për gjithë qytetarët që i janë p&
2 Mars 2020, 17:28 -
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca 'zbret' në bulevard pas thirrjes së Metës
Në tubimin anti-qeveritar të presidentit Ilir Meta është parë edhe avokatja e Popullit Erinda Ballanca, e cila përfaqëson një institucion të paanshëm politikisht dhe të pavarur nga organet e administratës publike.
2 Mars 2020, 17:32 -
Sali Berisha dhe Ervin Salianji i bashkohet tubimit të Metës
Ish kryeministri Sali Berisha dhe ish deputeti i PD-së Ervin Salianji i bashkohen tubimit të thirrur nga kreu i shtetit Ilir Meta. Mbështetja e tyre ndaj këtij tubimi është shprehur edhe më herët, ku kanë bërë thirrje dhe popullit të bashkohet me presidentin dhe mbrojtjen e Kushtetutës sipas tyre.
2 Mars 2020, 17:20 -
Me këngë patriotike, nis tubimi! Presidenca pajis pjesëmarrësit me buqeta mimoza dhe flamuj kuqezi
Tubimi i thirrur nga presidenti Ilir Meta ka nisur. Presidenca është kujdesur që të pajisë çdo pjesëmarrës me flamuj kuqezi dhe lule mimoza, që janë shndërruar në simbol të këtij tubimi. Mimoza dhe flamuj kuqezi nuk janë sjellë nga pjesëmarrësit, por presidenca ka pozicionuar në pika kyçe të Bulev
2 Mars 2020, 17:13 -
Nis tubimi/ Presidenca zbulon skenarin e tubimit: Nga dekreti te votimi dhe betimi (FOTO)
Nis tubimi i thirrur nga presidenti Ilir meta. Presidenca bën me dije se do të firmoset një dekret dhe do të bëhet edhe një betim."Motra dhe vëllezër,Mirësevini në këtë Manifestimin të jashtëzakonshëm Mbarëkombëtar, ku do të firmoset një dekr
2 Mars 2020, 17:05 -
Në tubimin e presidentit edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit gjatë qeverisë Berisha, Erzen Breçani
Në tubimin e sotëm anti-qeveritar të thirrur nga presidenca po merr pjesë edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit në kohën e qeverisë Berisha, Erzen Breçani. Në bulevard është parë edhe Shoqata e Policëve
2 Mars 2020, 17:06 -
PD në mbështetje të Metës në tubim...Gazment Bardhi dhe Sait Dollapi me FRPD nisen drejt bulevardit
Të rinjtë e FRPD-së të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi janë nisur drejt Bulevardit 'Dëshmorët e Kombit', në tubimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta. Bardhit i është bashkuar edhe sekretari organizativ në PD, Sait Dollapi, ish-deputeti Endri Hasa. Sa i përket kryedemokratit Lulzim Basha nuk dihet ende se kur do t'i
2 Mars 2020, 16:40 -
'Unë jam Kushtetuta';' Stop dictatorship' 'Japin jetën për liri'...Në tubim jo vetëm flamuj kuqezi, të rinjtë shpalosin edhe pankarta
Përveç flamujve kuqezi, siç presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar që do ketë në tubimin e thirru prej tij, nuk do të mungojnë as pankartat. Me mbishkrime "Studentët bashkohen" "Stop dictatorship" "Unë jam Kushtetuta" disa të rinj i janë drejtuar Bulevardit 'Dëshmorët e Kombit'.&
2 Mars 2020, 16:35 -
Shirit kuqezi në krah...bëhen përgatitjet e fundit të tubimit të Metës! Gati tavolina ku do firmoset 'dekreti i rëndësishëm'
Shirita kuqezi në krah do të jetë simbol i këtij manifestimi të thirrur këtë 2 mars nga Presidenti Ilir Meta. Kur kanë mbetur më pak se një orë, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" po bëhen përgatitet e fundit. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka bërë një panoramim të asaj që ofrohet
2 Mars 2020, 16:14 -
Me kushtetutën e një buqetë mimozash në duar, Meta thirrjen e fundit për shqiptarët para tubimit (VIDEO)
Me kushtetutën dhe me një buqetë me mimoza në duar, nga oborri i presidencës, kreu i shtetit Ilir Meta ka bërë thirrjen e fundit ndaj shqiptarëve për tubimin sot para orës 17:00. "Kushtetuta e popullit po pret popullin e kushtetutës. Edhe pak momente na ndajnë nga nisja e pranverës kuqezi. Mirësevini të gjithë
2 Mars 2020, 15:03 -
Tubimi i Metës/ Ambasadorja franceze në Tiranë: Presidenti ka përgjegjësitë e tij, duhet t'i dalë ballë (VIDEO)
Ambasadorja e Francës Christina Vasak gjatë prezantimit të aktiviteteve që do të prezantohen në kuadër të Pranverës frankofone në Tiranë komentoi edhe protestën e iniciuar nga Presidenti Ilir Meta. Ajo u shpreh se Meta ka përgjegjësitë e tij edhe duhet që t’u dalë ballë.
2 Mars 2020, 14:42 -
Katër orë nga tubimi i Metës vihet në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' podiumi i Besëlidhjes (FOTO)
Kur kanë mbetur rreth katër orë nga nisja e tubimit të presidentit Ilir Meta, organizatorët e tij, kanë vendosur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", podiumin e fjalimeve ku dhe do të firmoset dhe ajo që ai e ka quajtur "Besëlidhje me qytetarët kundër grushtit të shtetit".
2 Mars 2020, 13:09 -
Koçi: Meta është bashkuar me barbarët antishtet të Saliut për të rrëzuar Kushtetutën
Presidenti Ilir Meta ka thirrur të gjithë qytetarët në një protestë kundër qeverisë, pasi e akuzon kryeministrin Edi Rama për 'grusht shteti'. Me rastin e tubimit, ka reaguar edhe zv. ministri i Drejtësisë, Petro Koçi.Ai është shprehur se Kushtetutën e ka shpëtuar në 22 nëntor të vi
2 Mars 2020, 13:06 -
Lleshaj mesazh Metës nga Lezha: Nuk kemi nevojë për një Besëlidhje të re (VIDEO)
Duke ju referuar tubimit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta, në fjalen e tijë Ministri i Brendshem Sander Lleshaj tha se nuk kemi nevoje për Besëlidhje të re, ndërsa në të njejtin linje ishte edhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.
2 Mars 2020, 12:16 -
'Vatra është me Presidentin'! Meta poston deklaratën: Diaspora në SHBA, shtysë kryesore
Presidenti Ilir Meta ka bërë një tjetër postim në Facebook në lidhje me protestën që ka thirrur pasdite në orën 17:00. Kreu i shtetit ka publikuar një deklaratë, sipas tij të Federatës Panshqiptare n&
2 Mars 2020, 11:10