-
Nga çështja e emigrantëve, te luftërat në botë, shtatë gjërat që Trump thotë se do të bëjë si president i SHBA
Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë me premtimin për t`u hedhur menjëherë në veprim lidhur me një sërë çështjesh përfshirë ekonominë, emigracionin dhe luftën në Ukrainë.
7 Nëntor, 15:13 -
Raportet Trump-Kosovë: Çfarë ishin dhe çka mund të pritet
Nga marrëveshja ekonomike ndërmjet Kosovës e Serbisë, njohja nga Izraeli, deri te mospajtimet politike dhe akuzat – janë ngjarjet që shënuan raportet e Kosovës me administratën e kaluar amerikane me në krye Donald Trump, 2016-2020.
7 Nëntor, 15:10 -
'Ne duhet të jemi të përgatitur për një ndryshim', kryeministri polak: Presidenca e Trump do të ketë pasoja për sigurinë evropiane
Kryeministri polak Donald Tusk ka thënë se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane do të ketë pasoja të rënda për sigurinë evropiane, por ai shtoi se nuk mund të parashikojë saktësisht se cila
7 Nëntor, 15:07 -
FOTOLAJM/ Erdogan bën bashkë Ramën e Mitsotakis në Budapest
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin turk, Recep Tayipp Erdogan dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis pak para fillimit të takimit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.Mediat greke shkruajnë se gjatë k&eu
7 Nëntor, 14:48 -
‘Ylli i ri’ i Trump/ Elon Musk në hapat e parë drejt politikës, a do ‘shpërblehet’ me post?
Njeriu më i pasur në botë Elon Musk, ishte mbështetësit dhe financuesit kryesorë të Donald Trump në fushatën elektorale. Ai dhuroi 120 milion dollarë donacione për fushatën dhe mund të jetë në të ardhmen e afërt drejtues i një departamenti qeveritar për mirëqeverisjen.
7 Nëntor, 14:25 -
Zgjedhjet në SHBA/ Trump u votua nga burrat mbi 45 vjeç! Të rinjtë e gratë i besuan votën Harris
Donald Trump u votua në shumicën e rasteve nga burrat në zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të exitpolleve, ata ishin të bardhë, mbi 45 vjeç dhe në shumicën e rasteve pa një diplomë universitare. Ekonomia ishte arsyeja kryesore që amerikanët votuan Trump.
7 Nëntor, 14:19 -
FOTOT/ Rama në Budapest për samitin e Komunitetit Politik Europian, pritet nga Orban! Takim edhe me Zelenskyn
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Budapest ku po merr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian. Rama është pritur nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.Po ashtu, kreu i qeverisë është takuar edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili merr pjesë në punimet e këtij samiti.
7 Nëntor, 12:47 -
Rama për zgjedhjen e Trump: Le të mos bëhemi histerikë, Zelenskyt i thashë të mos shqetësohej! Herën e parë thanë NATO do dobësohet, por u forcua!
Kryeministri Edi Rama, duke folur për gazetarët, sot në BudapestTeksa në Budapest të Hungarisë po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, për çështjet e sigurisë, i pranishëm ndodhet edhe kryeministri Shqiptar, Edi Rama.Ai u takua edhe me homologun hungarez, Viktor Orban, kurse Shqipëria merr sta
7 Nëntor, 12:44 -
Samiti i komunitetit evropian, kryeministri Rama takohet me presidentin Vuçiç
Komuniteti politik evropian mban një takim sot në Budapest, ku merr pjesë edhe Rama.Liderët e Francës, Britanisë, Turqisë, Ukrainës e të Ballkanit do diskutojnë për sigurinë europiane dhe rezultatet e zgjedhjeve pr
7 Nëntor, 12:37 -
Zgjedhja e Trump, Rama nga Budapesti: U bë shumë zhurmë, të mos bëhemi histerikë! Kur ishte President, NATO u bë më e fortë! Për Shqipërinë s’ndryshon asgjë
Kryeministri Rama, nga samiti i Komunitetit Politik Evropian, komentoi fitoren e Trump duke kërkuar që histerizmi të lihet mënjanë. Sipas tij, në kohën kur Trump ishte president, NATO u bë më e fortë dhe rikthimi i tij mund të jetë një gjë e mirë për Europën.
7 Nëntor, 12:13 -
A mund të besojmë Trump se do ndalë luftërat?
Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të së martës vjen pas një fushate të nxehtë në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara, e dominuar nga retorika e tij flakëruese dhe ka të ngjarë të lërë pjesën më të madhe të botës “në fije të perit”.
7 Nëntor, 09:55 -
Irani: Trump duhet të korrigjojë politikat e gabuara të SHBA-së në të kaluarën
Irani, i cili ka pasur marrëdhënie të tensionuara me Shtetet e Bashkuara për katër dekada, shpreson se zgjedhja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë do t'i lejojë Uashingtonit "të rishikojë politikat e tij me të meta të së kaluarës".
7 Nëntor, 09:23 -
Ndihmoi Trump të zgjidhej President i SHBA-ve, Elon Musk pranon se ka ambicie politike: Ky, vetëm fillimi!
Kreu i Tesla dhe SpaceX tha se ‘America Pac’, grupi politik pro-Trump që ai formoi dhe financoi me të paktën 118 milionë dollarë nga paratë e tij, "do të vazhdojë pas këtyre zgjedhjeve dhe do të përgatitet për zgjedhjet afatmesme dhe çdo zgjedhje të ndërmjetme"
7 Nëntor, 09:10 -
Zgjedhjet në SHBA, Xi për Trump: Kina dhe SHBA do gjejnë rrugën e duhur për t'u marrë vesh në 'epokën e re'
Presidenti kinez Xi Jinping uroi Donald Trump për rizgjedhjen e tij si president i SHBA-ve, duke shpresuar se Pekini dhe Uashingtoni do të gjejnë rrugën e duhur "për t'u marrë vesh në epokën e re" dhe për të menaxhuar "ndryshimet në mënyrën e duhur"
7 Nëntor, 08:52 -
Fitorja e Donald Trump, Biden mesazh kombit: Ne e pranojmë zgjedhjen e njerëzve, nuk mund ta duash vendin vetëm kur fiton
Kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, pranoi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të këtij viti, duke thënë se procesi ishte i besueshëm dhe transparent. Ai tha se ka uruar republikanin Donald Trump për fitoren, ndërsa garantoi se do të ketë rotacion të qetë dhe të rregullt.
7 Nëntor, 07:47 -
SHBA/ Gjinia nuk ishte faktor qendror në zgjedhjet presidenciale
Donald Trump bëri një fushatë që kishte në qendër maskilizmin e theksuar, duke u përpjekur në mënyrë aktive të bënte për vete veçanërishte të rinjtë meshkuj, me intervista në podkaste të njohura për audiencën mashkullore.
7 Nëntor, 07:38 -
Harris u kërkon mbështetësve të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve dhe bën thirrje për transferim paqësor të pushtetit
Kamala HarrisZëvendëspresidentja Kamala Harris tha në fjalimin e saj se ndërsa i kupton emocionet e mbështetësve të saj, vendi duhet të pranojë rezultatet e zgjedhjeve.
6 Nëntor, 22:37 -
Çfarë pritet të sjellë një mandat i dytë i Donald Trump
Kthimi i Trump-it përfaqëson një rikthim politik mahnitës për një njeri që kishte lënë detyrën në 2021 – i mundur nga Joe Biden, i fajësuar për herë të dytë dhe i dënuar gjerësisht për përpjekjen për të rrëzuar zgjedhjet e 2020-s. Humbja ndaj Trump do të shkaktojë një raund të madh kërkimesh shpirtërore midis demokratëve.
6 Nëntor, 22:14 -
Spahiu kujtesë kritikëve të Yuri Kim: Ajo u dekretua ambasadore e besuar nga Donlad Trump
Duke komentuar zgjedhjet në SHBA dhe ndikimin që do ketë rikthimi i Trump në politikat në raport me Shqipërinë, juristi Kreshnik Spahiu ndalet edhe tek ish-ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim. Spahiu u kujton kritikëve t&eu
6 Nëntor, 21:59 -
Spahiu në 'Repolitix': Kujtesë shqiptarëve, SPAK u krijua nga administrata e Trump dhe quhet sukses i tij
Donald Trump është rizgjedhur president i Shteteve të Bashkuara dhe do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas 4 vitesh. Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv komenton se si do të ndikojë ardhja e Trump si Presidenti i SHBA në raport me Shqipërinë.
6 Nëntor, 21:48 -
Lindja e Mesme e përçarë rreth zgjedhjes së Presidentit Trump
Sot, zgjedhja e tij në Shtëpinë e Bardhë u përshëndet nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu si një “rikthim historik” ndërkohë që në Iran, monedha zyrtare pësoi rënien më të madhe historike, duke paralajmëruar sfida të reja për Teheranin. Por iranianët në rrugët e Teheranit shprehën shqetësimet e tyre
6 Nëntor, 21:51 -
New York Times: Pse Amerika bëri një zgjedhje të rrezikshme
Sidoqoftë, çfarëdo që i çoi këta votues të merrnin këtë vendim, të gjithë amerikanët tani duhet të jenë të kujdesshëm ndaj një administrate të ardhshme të Trump që ka të ngjarë të ketë si prioritet kryesor krijimin e një pushteti të pakontrolluar dhe ndëshkimin e armiqve të tij, gjëra të cilat Trump është zotuar vazhdimisht se do t’i bëjë. Të gjithë amerikanët, pavarësisht nga përkatësia partiake apo politike, duhet të insistojnë që shtyllat themelore të demokracisë së vendit, të ruhen kundër një sulmi që Trump e ka filluar tashmë dhe ka thënë se do ta vazhdojë
6 Nëntor, 21:28