-
Forcat RENEA kanë ndërmarrë mbrëmjen e sotme një aksion në Vlorë. Mësohet se kontrollet po vijojnë në fshatin Hoshtimë ku pak ditë më parë ra në pranga Xhevahir Jonuzi i shumëkërkuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1999.
21 Janar 2020, 21:11 -
-
-
Detajet/ Atentati ndaj Nikollaq Çepajt, autori qëlloi të paktën 15 plumba! Shoqërohen 10 persona
19 Janar 2020, 07:53Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosje Nikollaq Çepaj i cili sapo kishte dalë nga burgu për një plagosje të ndodhur në vitin 2018. Autorët kanë qëlluar mbi të, të paktën 15 plumba. Ndërkohë janë shoqëruar 10 persona të cilët mund të kenë lidhje me ngjarjen kriminale. Nga të shtënat u plagos rëndë vetë Nikollaq Çepaj së bashku me kunatin, që ishin duke pirë kafe. Pas atentatit autorët dogjën makinën me armën brenda.
-
-
-
-
Dy orë pas atentati në Vlorë, gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve
18 Janar 2020, 20:42 -
Atentatori i Vlorës qëlloi i pamaskuar! Ishte me mjekër dhe kapele (Detaje)
18 Janar 2020, 20:31 -
-
Zbulohet e kaluara kriminale e shënjestrës që i shpëtoi atentatit në Vlorë
18 Janar 2020, 19:35 -
Zbardhet identiteti i dy të plagosurve në Vlorë dhe lidhja mes tyre (EMRAT)
18 Janar 2020, 19:23 -
-
-
-
Sapo doli nga burgu! Plumb kokës shënjestrës në Vlorë, plagoset bashkë me kunatin, autorët djegin makinën me kallashin brenda
18 Janar 2020, 18:40Një 36-vjeçar i sapo dalë nga burgu për një plagosje të ndodhur në vitin 2018 i ka shpëtuar një atentati në Vlorë pasditen e sotme, ndërsa mbeti i plagosur së bashku me kunatin, që ishin duke pirë kafe. Të plagosurit janë Nikollaq Çepaj (Taullaraj) 36-vjeç në gjendje të rëndë (u transportua në Tiranë, pasi ka marrë 5 plumba, njëri në kokë dhe 4 të tjerët në pjesët e tjera të trupit) dhe kunati i tij, Ronald Çepaj 27 vjeç. Xhaxhai i 27-vjeçarit tregoi se e pa autorin kur uli xhamin e makinës dhe qëlloi me breshëri me kallashnikov drejt tavolinës. 36-vjeçari ka ndryshuar mbiemrin, nga Taullaraj mori të gruas, Çepaj. Autorët dogjën makinën me armën brenda.
-
-
-
-
Aksion si nëpër filma për kapjen e 47-vjeçarit që vrau dy persona në '99-ën, hap zjarr ndaj RENEA-s, por plagoset në këmbë
18 Janar 2020, 09:02Xhevahir Jonuzi 47-vjeç nga Hoshtima, i dënuar me 25 vite burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1999, është arrestuar gjatë një operacioni nga Forcat Speciale RENEA mëngjesin e sotëm. 47-vjeçari ka hapur zjarr nga efektivëve të policisë, por pas kundërpërgjigjes së tyre ka mbetur i plagosur në këmbë. Blutë e kanë dërguar Jonuzin në spital ku tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.