-
Report Tv sjell të plotë dinamikën e vrasjes së turistit portugez 20-vjeçar nga dy punonjës të kompleksit luksoz turistik në Ksamil, “Principotes”. I dyshuari i arrestuar Sokrat Vata, tha se konflikti nisi pasi turisti me disa francezë po shkaktonin zhurmë në resort pas një nate feste mes muzikës e alkoolit.
19 Gusht, 19:47 -
Nga Lojërat Olimpike në Paris në Lungomaren e Vlorës, balerini francez sjell një performancë spektakolare për publikun shqiptar (VIDEO)
19 Gusht, 19:33Arthur Cadre, artisti francez që interpretoi personazhin ikonik "Golden Voyager" në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike Paris 2024, mahniti publikun shqiptar në DansMusik Fest në Vlorë me një performancë ajrore që krijoi iluzionin sikur po ngjitej drejt qiellit.
-
-
-
-
Kishte kultivuar 135 bimë kanabisi në Dukat të Vlorës, kapet në flagrancë 33-vjeçari (VIDEO)
19 Gusht, 12:56Policia e Vlorës arrestoi sot një 33 vjeçar që kishte mbjellë135 bimë narkotike, të cilat u asgjesuan me djegie, përveç një pjese që u sekuestrua si provë materiale.
-
Kritika policisë në Sarandë, Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit
19 Gusht, 12:10Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari i doli në mbrojtje uniformave blu, nxitur nga sulmet e shumta në rrjetet sociale ndaj shefit të krimeve në Sarandë, i cili u dhunua pasi ndërhyri të shuante një sherr.
-
Dinamika/ Dy punonjësit e ‘Principotes’ e vranë turistin për zhurmën në lokal! Shqiptaro-britaniku e qëlloi me grushte, alibia e autorit: Thikën e kishte portugezi, ia mora nga dora dhe e godita (VIDEO)
19 Gusht, 11:21Autori i dyshuar i vrasjes së turistit në Ksamil, Sokrat Vata, punonjës i lokalit “Principotes” ka deklaruar se konflikti nisi për zhurmën dhe jo për një vajzë, siç është raportuar më herët. Në dëshminë e tij, pretendon se thikën e kishte turisti portugez dhe se ai ia ka marrë nga dora, përpara se ta godiste me të.
-
-
-
Vlorë/ Dyshime për eksploziv në një furgon, Policia në vendngjarje (VIDEO)
18 Gusht, 21:15Furgoni për të cilin dyshohet se mund t'i jetë vendosur një sasi lëndë shpërthyese, mësohet se ka qenë i braktisur prej dy ditësh.
-
Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari i 'Principotes', Bekim Bulica! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)
18 Gusht, 20:28Në konflikt janë përfshirë edhe kamarierët e lokalit, Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Murat Zhabina dhe Ildi Cekani, të cilët sipas Policisë po ashtu e kanë sulmuar më herët me grushta turistin portugez dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Një nga detajet më tronditëse të krimit është fakti se trupi i turistit dyshohet se është lënë jashtë për gati tre orë, deri në momentin kur u zbulua dhe policia mbërriti në vendngjarje.
-
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, zbardhet dëshmia e dy turqve për Sokrat Vatën: E paguanim si bodigard dhe shoqërues personal (EMRAT)
18 Gusht, 19:09Dy shtetasit turq, të arrestuar bashkë me 29-vjeçarin Sokrat Vata, thanë para hetuesve se ishin klientë të rregullt të “Principotes” dhe se e paguanin për shërbime sigurie.
-
Përplasen dy skuterë në Vlorë, dy persona përfundojnë në spital, policia në vendngjarje (VIDEO)
18 Gusht, 18:42Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit pësuan lëndime dhe u transportuan me ambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
-
25-vjeçarja që i mbijetoi zjarrit në Vlorë niset për kurim në Turqi, Koçiu garanton mbështetjen e qeverisë: Ana nuk është vetëm, do të marrë trajtimin më të mirë!
18 Gusht, 16:13Ndërsa 25-vjeçarja u nis drejt Turqisë për trajtim të specializuar, Koçiu tha se qeveria do të jetë pranë saj dhe familjes gjatë gjithë procesit të kurimit.
-
-
Ministri belg i Mbrojtjes po shijon Shqipërinë, në Vlorë e pret homologu Ermal Nufi
18 Gusht, 14:31Ermal Nufi publikoi foto nga takimi në Vlorë me homologun belg, i cili ka zgjedhur Shqipërinë si destinacion për pushimet verore.
-
-
-
SKEDA/ ‘Principotes’ nën emrin e 70-vjeçares, pronari ‘në hije’ i biri Bekim Bulica, i përmendur për trafik droge në Francë! I ekstraduar në 2021, rrahu policin me shkop gome
18 Gusht, 12:56Të dhënat e siguruara nga Report TV, zbulojnë se pensionistja e angazhuar në biznes, është e ëma e Bekim Bulicës, një emër që shfaqet shpesh në kronikat e zeza, me një të kaluar të errët e problematike. Në media, emri i tij lakohet të jetë i lidhur dhe me trafik droge në Francë.