Mjeku neurolog në qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Drini Dobi është transportuar në një spital në Itali dhe gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mjekët italianë i kanë dhënë shpresë për kurimin e tij nëse i sigurohet shtrimiu dhe trajtimi në spital për disa javë.

Familjarë dhe të njohur të mjekut janë bashkuar për të siguruar mbështetje financiare për kurimin që mund t'i shpëtoj jetën.

Ata kanë hapur një llogari me të dhënat në vijim, ku gjithkush mund të kontribuojë për shpëtimin e jetës së mjekut:

Emri i Përfituesit: Florida Dobi

Numri i Llogarisë: 00000512292

IBAN: AL74 2121 1401 0000 0000 0051 2292

Emri i Bankës: CREDINS BANK

Sëift: CDISALTR

Drini Dobi është mjek neurolog në QSUT prej më tepër se dy dekadash. Prej dy vitesh ai drejton Shërbimin Neurovaskular aty.

Ai ka rezultuar pozitivë me COVID-19 më 22 nëntor dhe me kalimin e kohës gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:48
I infektuar nga COVID, mjeku Drini Dobi dërgohet në Itali, Manastirliu: Shteti do mbulojë financiarisht trajtimin e tij

Teksa mjeku neurolog, Drini Dobi po 'lufton' ndaj koronavirusit në Itali, ministrja Ogerta Manastirliu shprehet se shteti shqiptar do të mbulojë financiarisht trajtimin e tij.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka shprehur mbështetjen ndaj tij teksa shkruan se është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e mjekut.

Aktualisht, Dobi po trajtohet në Itali teksa familjarë dhe të afërm të tij kanë bërë thirrje për çdo qytetar shqiptarë që ka mundësi për të kontribuar në trajtimin e mjekut.

Postimi i ministres Ogerta Manastirliu:

Kam një falënderim për të gjithë ata qytetarë dhe kolegë, të cilët janë solidarizuar me doktor Drini Dobin, sot kur ngrohtësia e mirënjohjes për kontributin human dhe profesional është kaq e rëndësishme në luftën kundër sëmundjes. Doktor Drini luftoi me Covid-in dhe lufta e tij për jetën po vazhdon për arsye të komplikacioneve të mëtejshme.

Personalisht kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e doktor Drinit dhe me mjekët që po ndjekin trajtimin për problemin e komplikuar shëndetësor të tij. Qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimim e doktor Drinit, deri në shërimin e tij të plotë. Forca Doktor Drini!