Do pastronin paratë e mafias ‘Cosa Nostra’, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin me 21 vite burg për kunatin e shoferin e Rezart Taçit! 18.4 mln euro i kalojnë shtetit

Do pastronin paratë e mafias ‘Cosa Nostra’, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin me 21 vite burg për kunatin e shoferin e Rezart Taçit! 18.4 mln euro i kalojnë shtetit

TIRANË- Apeli i Posaçëm i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me 21 vite burg për kunatin dhe shoferin e Rezart Taçit, Bledar Lilon e Artur Ballën, të cilët do të pastronin 18.2 mln euro të mafias Cosa Nostra.

Apeli i GJKKO-së la në fuqi dënimin me 10 vite burg për Bledar Lilon dhe 11 vite për Artur Ballën.

Ata akuzohen se kishin në plan pastrimin e 18.4 milionë eurove në Shqipëri. Shuma e parave të pista që dyshohet se i përkisnin organizatës mafioze ‘Cosa Nostra’ është konfiskuar nga GJKKO dhe do të kalojë në favor të shtetit.

Duke qenë se të dy përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar me uljen e një të tretës së dënimit, Artur Balla është dënuar përfundimisht me 7 vite dhe 4 muaj burg. Ndërsa Bledar Lilo është dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burgim. Llogaritja e dënimit me burg nis që në momentin e arrestimit dhe pjesa tjetër e mbetur, do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

Në tetor të vitit të kaluar SPAK dërgoi për gjykim dosjen e Rezart Taçit, Artur Ballës dhe Bledar Lilos, të cilët akuzohen se do të pastronin në Shqipëri 18.4 milionë euro të bosit të Cosa Nostrës, Francesco Zummo.

Ndaj Taçit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”. Ndërkohë biznesmeni, Rezart Taçi është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ky i fundit akuzohet se në bashkëpunim me italianët Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli ka organizuar një skemë për pastrimin e parave në disa vende të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

18.4 mln euro të mafies italiane 'Cosa Nostra' u bllokuan në një bankë në Shqipëri në nëntor 2021. SPAK thotë se Taçi do pastronte 18.4 mln € përmes lëvizjes në disa banka në disa shtete dhe do merrte përqindjen. Nga hetimet e SPAK, Artur Balla dhe Beldar Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomistin Fabio Petruzzella-n, të dy të arrestuar në Itali, të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre. 

Balla dhe Lilo ndihmonin italianët me lëvizjet e tyre në Shqipëri dhe bënin transfertat e parave sipas porosive që u jepte Rezart Taçi, i cili është në kërkim nga policia. 18.4 milionë euro ishin depozituar nga korriku në një llogari bankare të hapur pranë ‘Alpha bank’ në Tiranë dhe pastaj duhet transferoheshin në Hong-Kong dhe Singapor nëpërmjet një kompanie të Rezart Taçit, po SPAK e bllokoi operacionin.

Llogaria ishte në emër të Francesco Zummo me shumën 18.399.996 euro. Ndërsa Taçi do të fitonte 3 milionë euro nga ky operacion, ose 16% e shumës. Shuma vinte nga një bankë në Kantonin zviceran të Ticino dhe ishin pjesa e pasurisë 150 miliona euro te Francesco Zummo ta konfiskuar nga gjykata italiane si te ardhura të Cosa Nostra.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 02/10/2023 16:47

    nje pyetje kam une si eshte e mundur qe leket kane kaluar nga bankat dhe prap nuk jane pikasur ne kohe qe ishin per tu pastruar perpara se te behek trasferta? Apo thuaj ka dal emri i Tacit dhe me siguri do te kishte ndonje gje per tu pare ? Me duket paksa selektive menyra e identifikimit se cfare hetohet, cfare gjykohet dhe si jepen denimet.

    Përgjigju
  • Den: 02/10/2023 12:59

    Dhurata balla nje ish gjygjtare super e koruptuar,iku nga frika e vetingut.Provoj tani pise pisillet qe ke bere ne kurrizin tend Asgje nuk harrohet,do paguash nje dite

    Përgjigju
    • Lushka: 02/10/2023 15:29

      Mir do benin po ti pastronin se do hapnin fronte pune do punesoheshin edhe disa nga shqiptaret e mjere. Por hec thuaj ketu duhet cv me vrasje ndryshe nuk behet ky komb... ai qe do pastroj para denohet maximalisht ai me vrasje denohet 5 vite... urime per drejtesine e re.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi