-
-
Mero Baze: Politika e vetme e drejtësisë së re është t’i mbajë politikanët të përçarë përballë saj
'Për të gjithë ata që e mbajnë mend, arsyetimi përse Erion Veliaj duhet të mbahej në burg para 13 muajsh nuk ishte më akuza që po ngrihej për korrupsion, por se ai ishte sjellë keq në qeli, kishte folur në telefon me familjarë dhe kishte sharë Ulsiun, si dhe kishte pyetur gruan dhe vëllain se çfarë shkruajnë gazetat.'
28 Maj, 23:27 -
Fatmir Xhafaj: Spekulime pretendimet për kontroll të SPAK
Socialistët dhe demokratët ujdisën në rregulloren e re që drejtuesi i SPAK të bëjë raportimin vjetor jo më edhe në sallë të kuvendit dhe para 140 deputetëve, por vetëm në dy komisione parlamentare, njëri prej të cilëve është ai që drejtohet nga Fatmir Xhafaj.
28 Maj, 22:24 -
GJKKO ndau dosjen ‘Meta’, caktohet data kur do të mbahet seanca e radhës ndaj ish-Presidentit dhe Monika Kryemadhit
Në 5 qershor do të zhvillohet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme, për çështjen në ngarkim të Ilir Metës dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Në seancën e kaluar, GJKKO ndau dosjen 'Meta' dhe pranoi gjykim të shkurtuar për 3 të pandehurit e tjerë, që ishin pjesë e të njëjtës dosje.
28 Maj, 20:28 -
Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn/ Avokati: Shenjë e keqe për qytetarët që duan drejtësi, e çuditshme shpejtësia e marrjes së vendimit! Gjyli: Kryebashkiaku po pengohet të kryejë detyrën
Për pedagogen Gjyli, vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë do të thotë vijim i procesit për të penguar Erion Veliajn për të kryerë detyrën e kryebashkiakut të Tiranës. Nga ana tjetër, avokati Reçi theksoi se ky vendim është një shenjë e keqe për qytetarët që kërkojnë drejtësi. Ai shtoi se Gjykata e Lartë është në shinat e paligjshmërisë.
28 Maj, 18:09 -
Rishikimi i arrestit me burg, 82% e shqiptarëve dakord me Gjykatën e Lartë! Vrojtimi, vlerësohet SPAK, por më shumë luftë korrupsionit
Nga një anketim i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, qytetarët kanë vlerësuar rolin e SPAK, por kanë kërkuar më shumë luftë ndaj korrupsionit. Anketa gjithashtu tregoi se 82% e shqiptarëve janë dakord me vendimin e Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimeve.
28 Maj, 17:40 -
‘Masakra e 21 janarit ulëret për drejtësi’, xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës letër Gonzatos: Veprimet e SPAK të ngadalta, duhet të ishin ofensive
Familja e Aleks Nikës nga Lezha, që prej vitesh kërkojnë drejtësi për njeriun e tyre të vrarë para kryeministrisë, 21 janarin e 2011-ës, kërkojnë reagimin e Bashkimit Evropian, për shkak se sipas tyre në SPAK nuk ka avancim të hetimeve.
28 Maj, 12:43 -
Të akuzuar për pastrim parash/ Del para GJKKO-së grupi i Igli Kamberit, 'detyrim paraqitje' bashkëshortja e tij dhe shoferi që futi 680 mijë € në Shqipëri
GJKKO ka lënë në qeli 3 prej anëtarëve të grupit të Igli Kamberit, të akuzuar për pastrim parash. Masa e sigurisë ka ndryshuar për bashkëshorten e tij dhe për një shofer. Në Itali u janë komunikuar gjithashtu masat e sigurisë dhe shqiptarëve të tjerë të arrestuar, përfshirë dhe Kamberi.
28 Maj, 12:04 -
-
Procesi ndaj Veliajt/ Ish-prokurori: Po kufizohet nga ushtrimi i detyrës së kryebashkiakut, dy shkeljet e konstatuara nga Kushtetuesja! Juristi: Nasta dhe Nesti duhet të dilnin me fytyrë
Teksa dënoi nisjen e procesit ndaj Veliajt nga kallëzimet e 2 personazheve inekzistentë, Nesti Angoni dhe Nasta Pëllumbi, juristi Romeo Kara kërkoi hetimin e kryebashkiakut nën një masë më të lehtë sigurie. Nga ana tjetër, ish-prokurori Karanxha deklaroi se Veliaj po kufizohet nga ushtrimi i detyrës së kryebashkiakut të Tiranës.
27 Maj, 20:37 -
“26 maji 1996 ishte grabitja më e madhe e votave”, Ngjela sulmon Berishën dhe paralajmëron publikimin e dokumenteve: Do merrni vesh për kë ka luajtur Saliu
Gjatë një interviste për Report TV, Avokati sulmoI Sali Berishën për masakrën elektorale të 1996-ës, foli për “lidhje me agjentura të huaja” dhe mbrojt SPAKun si shpresa më e madhe kundër korrupsionit
27 Maj, 18:48 -
Trafiku ndërkombëtar i drogës, Eurojust: Mbi 170 arrestime dhe 7 ton drogë të sekuestruara nga bashkëpunimi mes SPAK dhe antimafias italiane që prej vitit 2018
Sipas Eurojust, që nga viti 2018 e deri më sot, SPAK dhe Prokuroria Antimafia e Barit kanë kryer 170 arrestime dhe sekuestruar mbi 7 ton drogë nga grupet kriminale shqiptare
27 Maj, 17:59 -
Gjobëvënie biznesmenëve, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Emiljano Shullazit dhe 4 të tjerëve! Lë në fuqi dënimin me 55 vite burg
Saga gati 1 dekadë e çështjes së Emiljano Shullazit dhe grupit të tij të kërcënimit të biznesmenëve duket se ka marrë fund këtë të martë, edhe në një vendim të Gjykatës së Lartë. Shkalla e tretë e gjyqësorit ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO të 4 vite e gjysmë më parë, që i gjeti fajtorë Shullazin dhe 4 të tjerë për grup kriminal dhe kanosje.
27 Maj, 09:37 -
FOTOT/ E dogji brenda gurores se nuk i dëgjoi fjalën, roli i shqiptarit Kamberi në vrasjen e italianit për borxhin 500 € nga trafiku i drogës
Ishin hetimet për vrasjen e berberit italian Francesco Diviesti në Canosa di Puglia, që çuan në goditjen e një grupi kriminal shqiptar të përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.
26 Maj, 16:35 -
Drejtonte pastrimin e parave/ E shkuara kriminale e Igli Kamberit, në 2015 tentoi të vriste politikanin italian
Igli Kamberi, kreu i grupit kriminal që vepronte në fushën e pastrimit të parave, rezulton i arrestuar në vitin 2015 së bashku me një tjetër shqiptar, Artan Belliu dhe 1 italian të akuzuar ai
26 Maj, 14:27 -
EKSKLUZIVE/ Grupi i Kamberit e Kastratit pastronin paratë në Shqipëri, ja lista e 23 pasurive të sekuestruara: cash, shoqëri, makina e llogari bankare
Katër biznese, të shpërndara nga jugu në veri, 10 llogari bankare dhe 8 automjete janë mes pasurive të sekuestruara të grupit kriminal të shkatërruar nga SPAK dhe DIA në Itali. Pasuritë janë kryesisht në emër të familjarëve të anëtarëve të grupit, sidomos drejtuesve Kamberi dhe Kastrati.
26 Maj, 13:27 -
Carlo Bollino: “Drejtësi me çdo kusht” e SPAK-ut dhe një mësim që vjen nga Shtetet e Bashkuara
Reforma në drejtësi e vendosur në Shqipëri në kushte emergjence rrezikon të përsërisë të njëjtat gabime të drejtësisë emergjente të miratuar në shtete të tjera, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
26 Maj, 12:56 -
Vrasja e italianit që çoi te pastrimi i parave, SPAK: Masat e ekzekutura në Tiranë, Vlorë, Fier e Itali! Familjarëve të Kamberit iu sekuestruan 412 mijë € cash
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Drejtoria Distriktuale Antimafia e Barit (DDA) zhvilluan mëngjesin e sotëm një operacion të përbashkët dhe të gjerë në kuadër të hetimeve ndërkombëtare në Shqipëri dhe Itali, i realizuar nga Skuadra e Përbashkët hetimore, e ngritur më mbështetjen e Eurojust.
26 Maj, 12:13 -
Prokurori italian: Grupet kriminale shqiptare më të fuqishmet në Evropë! Vladimir Mara: S’mund të flasim për kombësi krimi, kanë gjetur mbështetje te italianët (VIDEO)
Prokurori italian i ka cilësuar grupet kriminale shqiptare, si organizatat me shtrirjen më të gjerë dhe më të fuqishmet më territore të Evropës.Prokurori italian Giuseppe Gatti: Ky operacion na lejon të bëjmë një lloj analize për krimin e organizuar. Aktualisht mund t&a
26 Maj, 11:16 -
Goditja e grupit kriminal/ Klodian Braho: Kemi sekuestruar 1 mln euro cash! Në total 15 masa sigurie, 10 prej tyre të lëshuara nga SPAK (VIDEO)
Kreu i SPAK Klodian Braho në konferencën e përbashkët me Antimafian e Barit, sqaron se në total nga të dy vendet, janë lëshuar 15 masa sigurimi personal, 10 prej tyre të caktuara nga SPAK. Braho bën me dije se me urdhër të GJKKO-së është bërë sekuestrimi i pasurive të dyshuara me prejardhje nga aktiviteti kriminal i anë
26 Maj, 10:52