-
-
‘Sterilizimi’/ Shlyen dënimin përmes paraburgimit, Gjykata e Posaçme liron nga qelia ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj
Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, që u arrestuan në gusht të vitit 2023 për aferën e sterilizimit. Lirimi i tyre erdhi pasi ata rezulton se e kanë kryer dënimin prej 4 vitesh, përmes paraburgimit.
17 Prill, 16:49 -
Gjyqi për ARRSH/ SPAK kërkon 50 vite burg për 21 të pandehur, 6 vite e 8 muaj për Berberin! Prokuroria: Të pezullohet dënimi për Lamin dhe Bulin, bashkëpunuan me drejtësinë
SPAK kërkoi që ish-vartësit të Ballukut, Evis Berberit t’i konfiskohen paratë e gjetura gjatë kontrolleve në shtëpi, 15 mijë euro, 35 mijë paund dhe 1 milion lekë. Berberi ndodhet në burg, ndërsa paralelisht është i pandehur edhe për shkeljet me tenderin e Llogarasë bashkë me ish-zv.kryeministren. Për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin u kërkua nga 1 vit burg.
17 Prill, 10:10 -
Trafikuan 7.5 tonë kokainë drejt Europës, GJKKO lë në burg tre anëtarët e grupit ‘Pepa’
Lulzim Pepaj, Fatjon Marku dhe Anton Kola 3 të arrestuarit nga SPAK akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Europës
17 Prill, 09:13 -
-
Goditja e grupit të Jetmir Pepës, Bardhi: Përfitoi 50 tenderë nga qeveria, ky është modeli me të cilin Rama mban pushtetin
Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e mban pushtetin përmes lidhjeve me krimin, teksa shtoi se Jetmir Pepa kishte përfituar mbi 50 tendera publikë nga qeveria, kontrata me vlerë 69 milionë euro.
16 Prill, 21:21 -
Jakin Marena: Zvarritja e ‘21 janarit’ dhe dëshpërimi i familjarëve të Aleks Nikës!
Ngritja e shqetësimit të familjarëve të Aleks Nikës tek ligjvënësit vjen pas një përpjekje tjetër të tyre, të cilët disa javë me parë, përmes xhaxhait, Mark Nika realizuan një takim me kreun e SPAK, Klodian Braho...
16 Prill, 20:23 -
Masakra e 21 janarit, xhaxhai i Aleks Nikës për Report Tv: SPAK po zvarrit hetimet, Kuvendi të ‘ndërhyjë’ me rezolutë! Berisha vrau për të ruajtur pushtetin
Mark Nika që prej vitesh kërkon drejtësi për nipin e tij, të vrarë para kryeministrisë 21 janarin e 2011-s, i kërkon Kuvendit të ndërhyjë në SPAK për përshpejtim të hetimeve. Ai thotë se ka marrë gatishmëri nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla, për të hartuar qoftë edhe një rezolutë, për hetimet që sipas tij po zvariten.
16 Prill, 18:30 -
U zhvatën gjermanëve 363 mijë euro përmes mashtrimit me Call Center, SPAK çon për gjykim 8 anëtarët e grupit kriminal
Ky procedim filloi mbi kërkesën për ndihmë juridike të Prokurorisë së Përgjithshme Karlsruhe në Gjermani, në kuadër të një procedimi penal ndaj disa personave, të dyshuar për mashtrim të organizuar dhe tregti.
16 Prill, 16:09 -
Masakra e 21 janarit/ Xhaxhai i Aleks Nikës kërkon ndihmë nga deputetët në Kuvend: Hetimet po zvarriten, rezolutë për SPAK
Mark Nika që prej vitesh kërkon drejtësi për nipin e tij, të vrarë para kryeministrisë 21 janarin e 2011-s, i kërkon Kuvendit të ndërhyjë në SPAK për përshpejtim të hetimeve. Edhe një rezolutë e Kuvendit do të ishte shkundje për SPAK ka thënë Nika, në takimin që ka zhvilluar me kreun e grupit parlamentar socialist Balla. Sipas tij hetimet po zvarriten.
16 Prill, 13:21 -
Abuzimet me fondet e IPARD, SPAK gjen fajtorë! Biznesmenit Reni Ashiku i komunikohet akuza, priten të tjerë
SPAK ka gjetur përgjegjës për abuzimin me fondet e Bashkimit Evropianë për Bujqësinë IPARD dhe ka nisur marrjen e të pandehurve të parë. Në Prokurorinë e Posaçme këtë të enjte u paraqit një biznesmen të cilit iu komunikua akuza e ndikimit të paligjshëm. Të tjerë të pandehur pritet të mësohen në vijim.
16 Prill, 10:19 -
Kompanitë e bosit të drogës Jetmir Pepa fituan 52 tenderë publikë që nga themelimi, me vlerë miliona euro
Jetmir Pepa, sipas SPAK, rezulton si drejtues i grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës që u godit sot. I vëllai, Lulzim Pepa, ra në pranga gjatë operacionit të Prokurorisë së Posaçme, nd&a
15 Prill, 23:01 -
Edhe klinika estetike në Tiranë në mes të pasurive luksoze që iu sekuestruan Jetmir Pepës
Në mesin e pasurive të sekuestruara nga SPAK rezulton edhe një klinikë estetike luksoze në Tiranë, “Maison Nuvé Aesthetics”, e vendosur në kompleksin River Residence. Klinika ofron një gamë të gjerë trajtimesh estetike mjekësore, duke përfshirë trajtime fytyre, hydrafacial, peeling kimik, mezoterapi, skin boosters, filler dermal, mi
15 Prill, 22:55 -
-
FOTOT/ Miliona euro pasuri të sekuestruara, ja lokali luksoz i bosit të drogës Jetmir Pepa në Shëngjin
Në mesin e pasurive të sekuestruara bosit të drogës, Jetmir Pepa është edhe një klub luksoz në Shëgjin, i pozicionuar në buzë të detit. Bëhet fjalë për klubin Soluna, i vendosur në ishull Shë
15 Prill, 22:07 -
-
Kallëzimi nga ‘Nasta Pëllumbi’, Karanxha: Njësoj si te 'Pallati 176', neni 194 ndalon përdorimin e dokumentave anonimë si indicie! Ndreca: Veliaj, i vetmi zyrtar në Shqipëri të cilit i është bërë vetting penal
Lidhur me kallëzimin e anonimes 'Nasta Pëllumbi' në SPAK për kryebashkiakun Erion Veliaj, ish-prokurori Karanxha deklaroi se janë qesharake, teksa shtoi se i kujtonin komedinë 'Pallati 176'. Nga ana tjetër, avokati Planret Ndreca tha se Veliaj është zyrtari i vetëm të cilit i është bërë vetting penal.
15 Prill, 21:39 -
Kallëzimi nga ‘Nasta Pëllumbi’, Ndreca: Narrativa penale ndaj Veliajt u ndërtua nga një person inekzistent! Hetimi s’kishte si qëllim të ‘peshkonte’ të vërtetën
Ndreca tha se në këtë moment mbrojtja e Veliajt po njihet me provat e depozituara nga SPAK në Gjykatën e Posaçme dhe paralajmëroi se në vijim do të paraqesin të tjera argumenta të forta, që sipas tij hedhin dyshime mbi profesionalizmin e hetimit ndaj kryebashkiakut të Tiranës.
15 Prill, 21:01 -
Trafikuan 7.5 tonë kokainë drejt Europës, ja kush janë 3 të arrestuarit nga SPAK sot (EMRAT)
Lulzim Pepaj, Fatjon Marku dhe Anton Kola janë 3 të arrestuarit e deritanishëm nga SPAK gjatë operacionit të sotëm. Ata akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në traf
15 Prill, 17:34 -
SPAK godet grupin e Jetmir Pepës, ekzekutohen masat e sigurimit dhe sekuestrohen 60 pasuri të paluajtshme, 89 automjete e 72 llogari bankare
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 153 të vitit 2023, ka finalizuar një operacion kompleks kundër një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. G
15 Prill, 17:11