-
Apeli i GJKKO kthen në qeli biznesmenin Ervis Lami! Mori tendera nga drejtori i ARRSH, Evis Berberi
Apeli GJKKO-së ka rikthyer në qeli biznesmenin Ervis Lami, ndaj të cilit Gjykata e Posaçme më 14 qershor, kishte zbutur masën e sigurisë duke e lënë nga arrest me burg në arrest shtëpie
25 Korrik 2024, 09:56 -
Mori 25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet për avokatin Petraq Semani
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, avokatin Petraq Semani i akuzuar se kërkoi 25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët. Sipas SPAK, nga hetimet ka reduktuar se i pandehuri Petraq Semani, i cili ishte mbrojtës ligjor i Llazar Dinës, i ka kërkuar këtij të fundit dhe Sidorela Dines, 25 mijë euro, pasi u ka premtuar se do të ndërhynte tek gjyqtarët për t’u lehtësuar dënimin
25 Korrik 2024, 09:45 -
-
Beqaj në burg, SPAK kontrollon apartamentin në Vlorë, shpërthen derën! Avokati: S’është i tij! Burime: Ish-ministrit iu gjetën foto të banesës me të njëjtin arredim
SPAK ka ushtruar kontrolle në banesën e ish-ministrit Ilir Beqaj në Vlorë. Shqiptarja.com solli pamje nga operacioni. Avokati thotë se banesa nuk është në pronësi të Beqajt, ndërkohë që burime bëjnë me dije se nga kontrollet e mëparshme në sendet e Beqajt janë gjetur foto të apartamentit me të njëjtin arredim.
24 Korrik 2024, 17:34 -
SPAK s'i ndahet Fatos Tushes, e akuzon se fshehu pasurinë! I sekuestron apartamentin në Lungomare të Vlorës
Ish-kryebashkiaku socialist i Bashkisë Lushnjë Fatos Tushe, i cili u dënua në vitin 2022 nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, pritet të përballet sërish në Gjykatës e Posaçme, kësaj radhe nën akuzën e mosdeklarimit të pasurisë. Sipas SPAK, Tushe s'ka deklaruar blerjen e apartamentit në Lungomare dhe mobilimin në vlerë 2.2 mln lekë si dhe as blerjen e dy makinave me vlerë 46.910 euro
24 Korrik 2024, 13:05 -
-
-
-
SPAK 'rihap' 21 janarin, Elisabeta Imeraj në ‘Frontline’: Shpresoj që Basha të bashkëpunojë me drejtësinë! Berisha mund të merret në pyetje edhe pse në arrest
Kreu i demokratëve Euroatlantik Lulzim Basha, ka deklaruar se ai është i gatshëm për tu marr në pyetje lidhur me ngjarjen e 21 janarit, për të cilin ish-prokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj, e ftuar në Frontline në Report Tv tha se shpreson që ai të bëhet bashkëpuntor i drejtësisë.
23 Korrik 2024, 19:44 -
Krimet zgjedhore: Shumë procedime dhe pak të dënuar
Zgjedhjet vendore të vitit 2023, ngjashëm me proceset zgjedhore të mëparshme të mbajtura në Shqipëri gjatë dekadës së fundit, u shoqëruan me një lumë akuzash dhe kundër-akuzash për krime zgjedhore, kryesisht nga opozita në drejtim të Partisë Socialiste në pushtet.
23 Korrik 2024, 18:14 -
Investigimi për vilën perandorake të Berishës, Meçe: Provë që duhet ta marrë SPAK, fakte të pakundërshtueshme! Hetimi pasuror e ka vënë me shpatulla pas muri
Analisti Arben Meçe ka komentuar investigimin e Shqiptarja.com, përmes së cilit për herë të parë u publikuan dokumente dhe procedura që implikojnë Sali Berishën, atëherë kryeministër të përkushtuar të firmosë leje ndërtimi në favor të firmës që ndërtoi fshatin turistik luksoz në Gjirin e Lalzit.
23 Korrik 2024, 18:08 -
Qëlloi drejt protestuesve në 21 janar, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi jep 3 orë e gjysmë llogari në SPAK! Pyetet për rolin e Berishës e Bashës (VIDEO)
Pasi SPAK nisi hetimet për 21 janarin, ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi ka dhënë sot llogari për 4 vrasjet në Bulevard për rreth 3 orë e gjysmë. Pritet fletëthirrje për ish-ministrin e Brendshëm Basha dhe ish-kryeministrin Berisha, për të cilët SPAK do zbardhë rolin në vrasjet shtetërore të 21 janarit.
23 Korrik 2024, 17:43 -
SPAK e SHBA godasin grupin kriminal që kalonin qytetarë me dokumente false nga Hani i Hotit për në Amerikë e Kanada! Në burg organizatori, 4 arrest shtëpie, mes tyre 2 policë
Një grup që ndihmon qytetarë shqiptarë të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme është goditur pas hetimeve të nisura në vitin 2023. Pjesë e grupit ishin edhe dy policë të pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit.
23 Korrik 2024, 16:28 -
FAKTET PËR SPAK/ Zbulohen 3 lejet e ndërtimit që Sali Berisha firmosi për fshatin turistik ku ka vilën! Ja si Argita transformoi një shtëpi 50m2 në vilën perandorake D5
Për herë të parë në një investigim i Shqiptarja.com publikohen dokumente dhe procedura që implikojnë Sali Berishën, atëherë kryeministër të përkushtuar të firmosë leje ndërtimi në favor të firmës që ndërtoi fshatin turistik luksoz në Gjirin e Lalzit. Investigimi publikon dhe faktet se si Argita, transformoi një shtëpi 50m2 në vilën perandorake. D5.
23 Korrik 2024, 10:51 -
Abuzimi 77 mln lekë me tenderat, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetarin e bashkisë Finiq, Leonidha Hriston dhe 4 ish-zyrtarë
Leonidha Hristo, ish-kryetar i bashkisë së Finqit me partinë Mega dhe kandidat për kryetar në zgjedhjet e lokale të vitit të kaluar, me koalicionin Bashkë Fitojmë, është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme, i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka abuzuar me tenderat. SPAK po ashtu ka dërguar për gjykim dhe 4 ish-zyrtarë të tjerë, Florian Perin, Stavri Çavo, Lefter Karjanin dhe Lefteria Mekshin
23 Korrik 2024, 09:52 -
-
Vrasjet e 21 janarit/ Dëshmon në SPAK xhaxhai i Aleks Nikës: U vranë njerëz në bulevard! Përgjegjës Berisha, Basha e Komandati i Gardës
Dëshmia e xhaxhait të Aleks Nikës, para prokurorëve të SPAK ka zgjatur për gati një orë. Në përfundim për gazetarët tha se kishte besim tek SPAK se pas 13 viteve do të zbardhet dhe se i gjithë zinxhiri komandues është përgjegjës për vrasje në bashkëpunim
22 Korrik 2024, 14:42 -
I kërkuar nga operacioni 'Revanshi' për grup kriminal, ekstradohet nga Gjermania ish-efektivi i RENEA-s Adrian Pikli
Është ekstraduar nga Gjermania Adrian Pikli. Ndaj 29-vjeçarit GJKKO ka caktuar më 15 maj 2024 masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal
22 Korrik 2024, 13:12 -
-
Skandali te Onkologjiku, SPAK kërkon informacion nga bankat e Hipoteka për pasuritë e 7 të pandehurve! Të mërkurën njihen me masat në GJKKO
Mjekët dhe zyrtarë të spitalit Onkologjik, të dyshuar për korrupsion e kontrabandë me medikamentet mjekësore do të dalin të mërkurën para Gjykatës së Posaçme për tu njohur me masat e sigurisë. Po ashtu SPAK ka kërkuar informacion nga bankat dhe hipotekat për pasuritë dhe astetet e mjekëve në kuadër të hetimit pasuror
22 Korrik 2024, 10:51