-
Dosja e inceneratorit të Elbasanit/ Arrestohet Lefter Koka! SPAK zbardh skemën: Si përfitoi ish-ministri 3.7 mln euro me kompani fiktive! Në sekuestro inceneratorë
SPAK arreston ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur politikisht, atë të inceneratorit në Elbasan. Report Tv mëson se Lefter Koka u vu në pranga në banesën e tij në Durrës gjatë paradites së të martës. Në kërkim janë shpallur edhe S. G dhe K. Z, ndërkohë që janë sekuestruar kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori e Elbasanit, “Integrated Technology Services”, si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.
14 Dhjetor 2021, 12:18 -
-
EKSKLUZIVE/ Zef Brozi për Shqiptarja.com: Shqiptarët po ndahen nga terrorizmi shumëformësh berishian
Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit, i përndjekur dhe i persekutuar nga Sali Berisha i bën thirrje SPAK , BKH dhe institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit që "nuk duhet dhe as mund të lejohen të jenë gardianë të krimeve dhe korrupsionit të Berishës dhe kujtdo pushtetari e ish pushtetari të lartë. Provat e mjaftueshme i keni aty, në Shqipëri", thotë Zef Brozi ne një pronocnim për Shqiptarja.com
14 Dhjetor 2021, 07:16 -
Tenderi i 'RTSH Agro', SPAK zgjeron hetimet për ish-drejtorin Thoma Gëllçi dhe kërkon kohë! Shtyhet për nesër seanca
Seanca gjyqësore për ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi, e parashikuar për sot, është shtyrë për më 14 dhjetor për shkak të kërkesës së SPAK-ut për më shumë informacion. SPAK ka thënë se do të kërkojë informacione tendera të tjerë të zhvilluar gjatë viteve të fundit në RTSH.
13 Dhjetor 2021, 19:00 -
-
Basha e kallëzoi në SPAK, reagon Këlliçi: Je shkarkuar, s’ma bën syri tërr! Si dalje nga selia përdorni derën e FRPD-së
Pas kallëzimit të kryedemokratit Lulzim Basha në SPAK, i pari që ka reaguar është deputeti i PD Belind Këlliçi i cili e tha qartë se kjo padi “s'ia bën syri terr”.Duke iu drejtuar Lulzim Bashës edhe Gazmend Badhit si “Ish” në detyrat e tyre, ai shkruan se përpos 11 padive të tjera që ka
13 Dhjetor 2021, 13:42 -
'Bie në rrjetë peshku i madh'... pas 2 muajsh në kërkim arrestohet në Romë Adriatik Llalla, kërkon azil politik në Itali! Burime:Komunikoi vetë me policinë italiane
I shpallur në kërkim prej disa kohësh, arrestohet në Romë, Itali, Adriatik Llalla. Lajmi është konfirmuar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. Nga sa mësohet Llalla është arrestuar në Romë në datë 10 dhjetor, teksa autoritetet shqiptare janë njoftuar ditën e sotme.
13 Dhjetor 2021, 12:35 -
Nga Vokshi te Këlliçi, PD kallëzon në SPAK 5 mbështetësit e Berishës: Falsifikuan vulën dhe logon e PD! E dinin që po shkelnin statutin, por vijuan
Lufta mes njëri-tjetrit në Partinë Demokratike ka arritur deri në atë pikë sa Lulzim Basha ka kallëzuar në SPAK 3 deputetë të tij dhe 2 zyrtarë demokratë, për falsifikimin e vulës dhe simboleve të PD, në Kuvendin e Sali Berishës së 11 dhjetor.
13 Dhjetor 2021, 11:46 -
Trafik droge në Danimarkë, SPAK: Konfiskohen 1 mln euro pasuri të grupit të Astrit Beqirajt! Pularia, 5 makina dhe 220 mijë euro i kalojnë shtetit
Pasuria me vlerë 1 milion euro e Astrit Beqirit të lidhur me trafikun e kokainës në Danimarkë, i ka kaluar shtetit. Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) kanë konfiskuar 2 pulari në Shkodër me vlerë 800 mijë euro, 5 automjete të ndryshme si edhe rreth 250 mijë euro para cash.
13 Dhjetor 2021, 09:52 -
Një stadium me të çmendur për të mbajtur SPAK-un larg Familjes
Mblodhi të çmendurit dhe rrethin e korrupsionit në stadium, për të 'rithemeluar' PD-në pas 31 vitesh me Tritan Shehun, grupin e ish-pionierëve, vilave, bankomatëve dhe eskortës luksoze, me vetë në krye si doktor i byroistëve dhe që i rregullonte krevatin Enverit dhe Nexhmijes.
12 Dhjetor 2021, 10:00 -
-
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, duke filluar nga 20 dhjetori do të rinisë betejën e tij me drejtësinë
Përballja me SPAK do të fillojë nga ora 09:00 në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Dosja e Saimir Tahirit në Apel do të gjykohet nga Daniela Shirka që është kryesuese, anëtarët Ilirjana Olldashi dhe Engert Pëllumbi.
10 Dhjetor 2021, 13:00 -
'Gërdeci'/ Javën e ardhshme, SPAK nis marrjen në pyetje të familjarëve, dëshmitarëve dhe zyrtarëve! Do të thirret për dëshmi edhe Fatmir Mediu
SPAK, duke filluar nga java e ardhshme nis pyetjen e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit. Personave që u është nisur fletëthirrje janë trashëgimtarët e viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia. Pjese e ripyetjes do të jenë edhe ish zyrtaret e lartë në periudhën e tragjedisë me 15 mars 2008.
10 Dhjetor 2021, 12:36 -
-
-
Tragjedia e 9 janarit 2004, 28 persona humbën jetën, familjarët e viktimave padi në SPAK: Të dënohen përgjegjësit! Të hetohet edhe si reagoi shteti, i la në mes të detit
Gati 18 vite nga tragjedia e 9 janarit të vitit 2004 në gjirin e Vlorës ku u shënuan 28 të vdekur, 8 prej të cilëve ende nuk kanë një varr, çështja çohet në duart e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK). Familjarët kanë folur për mediat pas padisë në SPAK.
7 Dhjetor 2021, 11:53 -
-
SPAK kërkon 19 vite burg për Blendi Tetën, i akuzuar si vrasës i ish-policit Santiago Malko, shtyhet seanca e sotme! Mungon avokati mbrojtës
19 vite burg për Blendi Tetën, të dyshuarin si autor të vrasjes e Santiago Malkos. Kjo ishte pretenca e Prokurorisë së Posaçme dhënë më 8 nëntor por procesi vazhdon pasi avokati mbrojtës nuk paraqitet. Edhe sot nuk është paraqitur avokati mbrojtës për të bërë konkluzionet duke shtyrë seancën.
6 Dhjetor 2021, 14:41 -
Gjykata e Palermos vendos, bashkëpunëtori i Taçit, Fabio Petruzzella mbetet prapa hekurave, por bie akuza për mafia! Tentuan të pastronin 18.4 mln euro nga Shqipëria
Kontabilisti nga Palermo, Fabio Petruzzella, i arrestuar për 'pastrim parash' në çështjen ku është i përfshirë edhe biznesmeni shqiptar Rezart Taçi, do të mbetet në burg. Ky është vendimi i gjykatës që pranoi kërkesën e prokurorisë së Palermos. Petruzella u ndalua më 12 nëntor dhe fillimisht ishte në 'arrest shtëpie'.
5 Dhjetor 2021, 13:09 -
Korrupsioni në tenderin e uniformave të policisë, SPAK kërkon nga 1 vit e gjysmë burg për 9 të akuzuar! Pritet vendimi i GJKKO
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur procesin për Edlira Naqellarin dhe ish-zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Brendshme, të akuzuar për korrupsion në tenderin e uniformave të policisë. Procesi është mbyllur sot me pretencën e SPAK për 10 të pandehurit.
3 Dhjetor 2021, 16:08