Hapja e TikTok, Rama: Nuk është dorëzim, kemi vendosur mekanizma të reja sigurie dhe filtra për mbrojtjen e fëmijëve

8 Shkurt, 11:00 | Përditesimi: 8 Shkurt, 11:00

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Këshillit të Ministrave për hapjen e Tik Tok, duke theksuar se ky vendim erdhi pas vendosjes së filtrave dhe mekanizmave të reja mbrojtës.

Komentet Rama i bëri në podkastin e tij ‘Flasim’, ku tha se Shqipëria vendosi një komunikim konstruktiv me Tik-Tokun për rritjen e parametrave të sigurisë, teksa shtoi se vendi ynë nuk është në gjyq me këtë platformë.

I.M/Shqiptarja.com