Fatmir Mediu flet pas dëshmisë së Ylli Pinarit: Nuk e përcaktoi ministri vendin e ‘Gërdecit’, asnjë njohje me kompaninë amerikane dhe atë shqiptare

10 Janar, 14:06 | Përditesimi i fundit: 2024-01-10 14:09:00

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka folur për mediat pas seancës në GJKKO për masakrën e Gërdecit, ku dëshmoi edhe Ylli Pinari. Në fjalën për mediat, Mediu tha se dëshmia e Pinarit tregoi se nuk e ka përcaktuar ministri vendin e Grëdecit, por ka ardhur e përcaktuar nga kompania.