10 persona të armatosur me maska dhunuan biznesmenin dhe i morën 100 mijë euro, provat biologjike në vendngjarje mund të çojnë te autorët

26 Tetor 2021, 15:01

Provat biologjike të gjetura në ambientet e brendshme të vilës së biznesmenit Nazmi Çangu, i cili u grabit nën kërcënimin e armës dy ditë më parë pritet të çojnë hetuesit deri tek identiteti i grabitësve.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se janë gjetur objekte me të dhëna biologjike, gjurmë gishtat, në mesin e tyre edhe një kapuç që dyshohet se i përket njërit prej grabitësve. Provat janë dërguar për ekzaminim në Laboratorin e Policisë Shkencore.