10 persona të përfshirë në grabitjen e biznesmenit në Nikël, eksperti për Report: E dinin që s'ka patrulla policie në lëvizje! Kanë studiuar vendin për muaj të tërë

26 Tetor 2021, 20:40

Eksperti i Kriminalistikës, Fatjon Softa, për Report Tv ka bërë një analizë të grabitjes së biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushë-Krujës. 10 persona të përfshirë në një grabitje, për Softën nuk janë aspak rastësi dhe për këtë sjellë disa motive që mund të kenë çuar që ky grup të përbëhet nga një numër shumë kaq i madh personash. Gjithashtu, eksperti tha se biznesmeni, mund të jetë vëzhguar me muaj të tërë dhe se grabitësit e kanë ditur me detajet lëvizjet që ndodhin në atë shtëpi, por edhe përreth saj.