'11 maji do jetë fundi i historisë për Bufin e Kënetës që ka marrë peng opozitën', Rama: Berisha i rri si hije mallkimi Shqipërisë prej 1912

18 Shkurt 2025, 09:32 | Përditesimi: 18 Shkurt 2025, 09:32

Kryeministri Edi Rama vijoi sot me bashkëbisedimin me komentuesit në rrjetet sociale. Rama tha se shpejt do hapen dy grupkapitujt e rinj të negociatave me BE-në. Ndërkojë që theksoi se pas 11 majit, kur PS sipas tij të fitojë zgjedhjet do jetë dhe fundi i historisë për bufin e kënetës (Sali Berishën).

'Kanë ardhur dy letra për të hapur dy grupkapitujt e tjerë. Shpejtësi e jashtëzakonshme për hapjen e negociatave.

11 maji do jetë fundi i fundit të historisë së një kënete me një buf që ka marrë peng opozitën shqiptare dhe i rri si një hije e mallkimit prej 1912 Shqipërisë mbi kokë', tha kryeminsitri Rama.

r.k./Shqiptarja.com