11 muaj arrest shtëpiak, Berisha: Theva rekordin, 330 fjalime gjatë vitit! Tani e tutje, veprimi do jetë kryefjala ime

27 Nëntor, 14:42 | Përditesimi i fundit: 2024-11-27 14:48:57

Kreu i PD-së Sali Berisha pasi fitoi lirinë prej arrestit shtëpiak mbajti një fjalim para mbështetësve në oborrin e selisë së Partisë Demokratike. Berisha u shpreh ndër të tjera se gjatë një viti arrest shtëpiak, ka thyer rekordin duke mbajtur 330 fjalime.

'Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligje dhe kushtetuta. Këtë vit kam thyer rekordin për numri e fjalimeve, 330 të tilla. Tani e tutje veprimi do jetë kryefjala e Berishës, kryefjala jonë. Ka ende disa mesazhe të rëndësishme që duhet t’ju them shqiptarëve. Dua të falënderoj shqiptarët, familjen time. Dua të falënderoj  qindra mijëra që me qëndresën e pamposhtur shndërruan rrugicën në bulevardin e shpresës. Do mbeteni frymëzimi im. Falënderoj bashkëpunëtorët e mi, demokratët që me mosbindjen e tyre në kushtet më të vështira. Falënderoj çdo shqiptar kudo sepse pa mbështetjen tuaj kjo fitore nuk do ishte e mundur.'

    No videos found.