114 kg kanabis drejt Greqisë, 4 në pranga, mes tyre dhe avokati i dënuar më parë! Gjykata i lë në burg të katërt

10 Nëntor 2021, 11:12

114 kg kanabis janë sekuestruar gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e 3 ditëve më parë në qytetin e Korçës si dhe u vunë në pranga 4 persona, mes të cilëve dhe avokatin Joni Mosku, i dënuar më parë për trafik droge.

Sot është dfhënë masa e sigurisë për 4 të arrestuarit, teksa Prokuroria ka kërkuar masën e "arrestit me burg", masë e cila u pranua nga gjykata.