17-vjeçari ekzekutoi vëllanë e vrasësit të babait, kryetari i pajtimit të gjaqeve në Lezhë: Gjakmarrja, nga drejtësia e munguar! S'negociuam me autorin 13 vite më parë, ishte i vogël

24 Janar 2022, 19:29 | Përditesimi i fundit: 2022-01-24 20:42:29

Kryetari i misionit të pajtimit të gjaqeve në Lezhë, Pjetër Gjoka ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot Lezhën, ku 17-vjeçari Florian Pervathi vrau 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj, vëllanë e vrasësit të babit të tij, duke rikthyer edhe njëherë në vëmendje fenomenin e gjakmarrjes.

Gjoka thotë se dy familjet nuk ishin pajtuar, por mes tyre nuk kishte pasur përplasje gjatë kohëve të fundit, ndaj edhe ngjarja e sotme i ka habitur të gjithë. Ai tregoi edhe një episod kur viktima Lek Lekëgjonaj i kishte shkuar në shtëpi pak ditë pasi i vëllai, Ndue Lekgjonaj, kreu krimin. Gjoka shprehet se “negociatat” mes dy familjeve janë penguar për shkak se djali i viktimës në vitin 2009 ishte në moshë të mitur dhe e shoqja u vetëflijua duke pirë helm. Më pas shton ai mes palëve nuk kishte pasur probleme që të jepte sinjalizime për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot.