2 palët e PD nuk e nisin bashkimin nga Kuvendi/ Spaho kërkon që interpelanca e grupit të Berishës të bëhet para mocionit me debat të PD! Alibeaj: Këtu ka prioritete

24 Mars 2022, 10:47 | Përditesimi: 24 Mars 2022, 10:47

Edhe pse kanë bërë thirrje për bashkim dhe për respekt të ndërsjelltë mes tyre, të dyja palët në Partinë Demokratike nuk e kanë nisur nga sot bashkimin, përkundrazi. Në nisje të seancës plenare deputeti i grupit të Berishës Edmond Spaho kërkoi që interpelenca e kërkuar nga grupi i tyre me Kryeministrin të jetë pikë e parë e rendit të ditës.

r.k./Shqiptarja.com