2 turistë polakë humbin jetën në Shkodër, po udhëtonin me motor dhe u përplasen me një automjet! Shoqërohet drejtuesi i Golfit, dyshohet se u preu rrugën (VIDEO)

6 Maj 2022, 12:28 | Përditesimi i fundit: 2022-05-06 13:56:37

2 turistë polakë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mesditën e sotme në Kryebushat të Shkodrës. Dy turistë, të cilët po lëviznin me motor janë përplasur me një automjet. 

Nga informacionet paraprake mendohet se shkaktori i aksidenti ka qenë drejtuesi I makinës tip Golf, që mendohet se i ka ndërprerë rrugën turistëve pasi ka tentuar të futet në një karburant aty pranë. Drejtuesi i makinës është shoqëruar nga policia.