2 vite e gjysmë betejë deri në përplasje fizike! Apeli ndan nesër fatin e vulës së PD-së

10 Qershor, 17:50

Nesër PD e Lulzim Bashës dhe Rithemelimi i Sali Berishës do të përballen sërish në gjykatë për vulën e PD. Gjykata e Apelit pritet të vendosë se cilit grup do t’i japë vulën dhe logon, gati 6 muaj pasi Gjykata e Lartë i kërkoi të vendosë përfundimisht për këtë çështje.