20 ditë me patentë, eksperti në për aksidentin tragjik në Berat: 25-vjeçarja s’kishte aftësi për t’i dhënë makinës, DPSHTRR të mos japë pa meritë leje drejtimi

29 Qershor 2022, 12:55

Nëna 25-vjeçare që humbi jetën në Berat në mënyrë tragjike sëbashku me të birin ka kryer manovër të gabuar gjatë drejtimin e mjetit. Eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini ka shpjeguar në Report Tv se rruga ku ajo ka kryer parakalim ka qenë shumë e ngushtë. Ai thekson se në rate të tilla, nuk mund të kryesh parakalim pasi të çojnë në aksidente rrugore, njëjtë si në rastin e 25-vjeçares ku aksidenti ishte fatal.