Teksa që njerëzit po hyjnë në sallën ku po zhvillohet takimi i shqiptarëve të Britanisë së Madhe me Edi Ramën, jashtë ndodhen disa militant të PD-së që hodhën parula kundër.
Protestuesit janë një numër i vogël, që nuk shkon as 20 vetë, ndërkohë salla po mbushet plot.
Megjithatë forcat e rendit të Britanisë së Madhe kanë marrë masat, duke vendosur një distancë të kontestatorëve me ata që duan të marrin pjesë në tubim.