21 janari/ Berisha 'nuk njeh' vendimin e Strasburgut: U firmos nga kushëriri i Ramës! I kthehet sulmeve të Ina Ramës

15 Nëntor 2023, 18:25

Sali Berisha i pyetur lidhur me vendimin e një dite më parë nga Gjykata e Strasburgut për Aleks Nikën, tha se “është 100% dakord për hetim dhe rihetim të çdo procesi” referuar 21 janarit. Në një konferencë për mediet, Berisha tha se gjykatësit e Strasburgut nuk janë sqaruar si duhet, ndërsa sulmoi kryeprokuroren e asaj kohe, Ina Rama, duke e cilësuar si militante të PS.