21 janari në SPAK, Elezi: Duhet hetuar zinxhiri komandues, kush e dha urdhrin për të qëlluar drejt protestuesve?

21 Janar, 22:21 | Përditesimi i fundit: 2025-01-21 22:24:15

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi komenton hetimet e SPAK për 21 janarin, ndërsa sipas tij duhet të thirren edhe organizatorët e protestës që nga kryeministria Rama, asokohe lideri i PS në opozitë, deri tek Erion Veliaj. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Elezi thotë se duhet hetuar zinxhiri komandues dhe të zbulohet a ka pasur apo jo urdhër për të qëlluar në drejtim të protestuesve.