'25 Prilli', Beteja për Elbasanin

20 Mars 2021, 06:41

E ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, duke ju referuar përplasjeve që ndodhën Ditën e Verës’,Rudina Hajdari nënvizoi se ndëshkimi i këtyre bandave duhet të ishte kryer me kohë, dhe jo të pritej ajo ditë për ti identifikuar. Sipas Hajdarit, partitë politike provokuan me flamuj dhe me militantë, ndërkohë që asnjë person nuk u arrestuar pas ngjarjes Ndërsa sot në media doli video ku dukej përplasja mes kandidatit për deputet i PD në Elbasan, Luciano Boçi ku gjuante me grushte biznesmenin Gjergj Luca, për demokratin këto pamje janë cilësuar të manipuluara.Gjatë një interviste në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, Boçi tha se video nuk tregon ngjarjen si ka ndodhur, ndërsa grushtet që i ka dhënë biznesmenit Luca për të kanë qenë një reagim instiktiv dhe mbrojtës që do e bënte kushdo.