Kongresi, a po e projekton PS qeverisjen deri në 2030? (9 dhjetor 2023)

9 Dhjetor 2023, 07:00

Nga Kongresi i PS kryeministri Edi Rama teksa foli për reformën në drejtësi tha se vendi nuk do të kishte një reformë të tillë pa Partinë Socialiste dhe pa fitoren në 2013. Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Pa Protokoll” në Report TV deklaroi se reforma në drejtësi është strukturuar dhe ndërtuar nga SHBA, kurse Partia Socialiste sipas tij zgjodhi ta pranojë duke mos prishur raportet me Washingtonin.