Berisha përballje me sulme ndaj drejtësisë, avokati: Do e fusin në gjyq prej veshi! (25 Nëntor)

25 Nëntor 2023, 07:19

Ish-kryeministri Sali Berisha refuzon të përballet me drejtësinë për aferën Partizani, ndërsa Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën ‘arrest shtëpie’ ndaj tij. Berisha ka nisur sulme të njëpasnjëshme ndaj drejtësisë, si edhe prokrurorit Arben Kraja e gjyqtares Irena Gjoka. Por gazetari i Poli Hoxha tha në Report Tv se këto sulme mund ta përballin Berishën me dy akuza të reja ‘pengim i drejtësisë’ dhe ‘kërcënim dhe shantazh për shkak të detyrës’! Avokati Romeo Kara tha në Report Tv se Sali Berisha nuk mund t’i shmanget përballjes me drejtësinë. Kara tha në emisionin ‘Pa Protokoll’ se “do ta marrin për veshi dhe do ta çojnë në SPAK. Ish-kryeministri Sali Berisha refuzon të njihet me masën e sigurisë dhe nuk është paraqitur asnjëherë në SPAK për t’u njohur me masën detyrim paraqitjeje.

    No videos found.