26-27 shtator ministrat e Jashtëm të BE ‘zbarkojnë’ në Shkup! Në fokus integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor

23 Shtator 2023, 18:43

Ministrat e Bashkimit Europian do të zbarkojnë në Shkup të Maqedonisë së Veriut më datë 26 shtator për të zhvilluar një takim me homologët e tyre nga Ballkani perëndimor. Në fokus të takimit do të jetë politika e integrimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në Unionin Europian.