268 efektivë të vrarë në krye të detyrës! Kreu i Sindikatës së Policisë, Fishta: Ekzekutimi i nënkomisarit Hoxha, dobësi e menaxhimit! Policët kanë nevojë për frymë tjetër

28 Shtator 2021, 19:30

Nënkomisari Saimir Hoxha është efektivi i 268 i vrarë në krye të detyrës që nga viti 1991. Kreu i Sindikatës së Policisë Sadedin Fishta në një intervistë për Report Tv tha se numri i policëve të rënë në krye të detyrës në vendin tonë po shtohet çdo ditë e më shumë dhe sipas tij duhet gjetur thelbi i problemit.

" Saimir Hoxha është dëshmori i 268 i efektivëve të policisë së shtetit që nga 91 në momentin kur filloi tranzicioni. Puna e policit ka rreziqe por mënyra si drejtohet detyra e policisë ka rol sidomos sa i përket krimit të ogranizuar. Çdo ditë e më tepër po shtohet numri i të rënëve në krye të detyrës. Dhe shtete që kanë numër më të madh banorësh s'kanë të rënë kaq shumë në krye të detyrës. Duhet të shohim thelbin e problemit ku çalon policia. Të ngresh armën kundër policisë do të thotë të ngresh dorë kundër shtetit. Kjo tregon ashpërsinë që kanë këto grupe për tiu përgjigjur forcave të rendit. Trajtimi që duhet tu bëhet punonjësve të policisë në shumë aspekte. Ato po sakrifikojnë jetën e tyre të fëmijëve të tyre...", tha Fisha për Report Tv.