28 deputetë firmosin që Bardhi të jetë kreu i grupit, Basha e komentin: Nuk merremi me lojëra, PD fokusohet vetëm te problemet e qytetarëve

21 Shtator 2023, 10:32

Lulzim Basha ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa është pyetur nga gazetarët për faktin që 18 deputetë kanë firmosur që Gazment Bardhi të jetë kreu i grupit të PD. Basha nuk pranoi të komentojë, ndërsa tha se PD nuk merret më me këto lojëra, por do të fokusohet vetëm tek problemet e qytetarëve.