Deputeti demokrat Gazment Bardhi ishte sot në Fier në aktivitetin e organizuar nga PD për 34 vjetorin e themelimit të kësaj partie në këtë qytet. Bardhi në fjalën e tij e përshkruan Partinë Demokratike si një simbol të aspiratës për liri, demokraci dhe zhvillim.
'Fieri në gjithë historinë politike është një vatër e reagimit dhe mos pajtimit me të keqen. Kjo ndjenjë i ushqeu ata burra në vitin 1991, kjo ndjenjë vazhdon dhe i udhëheq edhe sot. E ndjej në çdo takim, në çdo shtrëngim duash, ndjenjën e mos pajtimit me të keqen. Përbuzjen që kanë për qeverinë e Edi Ramës, e cila I ka zhytur në errësirë jo vetëm këta qytetarë, por të gjithë shqiptarët.'
Më tej theksoi pakënaqësi ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke e akuzuar për korrupsion, krim dhe varfëri.