4 Mars 1993 | Mos pranoni të shkoni si 'kokë turku.' Shtypi, 33 vite më parë

4 Mars, 08:09 | Përditesimi: 4 Mars, 10:08

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo. 

Për 4 marsin e 33 viteve më parë Gazeta RD botim i Partisë Demokratike që ishte në pushtet ndër të tjera shkruan: “ Enveristi Nano ruan bustin e Enverit në zemër” dhe "Mos pranoni të shkoni si koka turku". Ndërsa Zëri i Popullit organi i Partisë Socialiste në opozitë hapej me titullin e madh: “ Ja përse kjo qeveri duhet të japë dorëheqjen”.

A.M/Shqiptarja.com