45.5 kg kokainë në konteinerin me mish pule në Portin e Durrësit, arrestohet administratori dhe agjenti doganor i kompanisë që porositi mishin nga Brazili

16 Qershor 2022, 12:29 | Përditesimi i fundit: 2022-06-16 17:30:02

Policia ka arrestuar Arben Ferizin, 30 vjeç banues në Prishtinë, me detyrë administrator në kompaninë 'Apetit Group' që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil si dhe Egert Vargun, 39 vjeç banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani.