Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në shtypin e shkruar të datës 5 mars 1992 në gazetat dhe botimet e partive politike bëhej thirrje për qytetarët që të dilnin e të votonin në zgjedhjet që do të zhvilloheshin pak ditë më pas ato të 22 marsit të vitit 1992. Gazeta Republika që ishte një botim i Partisë Republikane shkruante: “ Vëllezër fshatarë votoni për PR se ajo ju çon në mirëqenien tuaj të shpejtë” dhe botonte një deklaratë të kryetarit Sabri Godo.
Ndërsa ZP( Zëri i Popullit) organi i Parisë Socialiste të Shqipërisë e cilësonte 22 marsin si dita vendimtare dhe ndër të tjera shkruante “votoni për socialistët sepse kështu votoni për fëmijët tuaj”. Zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992 rezultoi që i fitoi Partia Demokratike duke u bërë e para forcë politike opozitare që fitonte zgjedhjet në Shqipërinë post komuniste.





















