5 pyetjet nga Babaramo/ Gjyqi për kufirin me Greqinë. Shtresëzimet e konfliktit për Butrintin

24 Maj 2022, 07:23

Deputetja demokrate Ina Zhupa, një ndër zërat më kritik të opozitës sa i përket marrëveshjes për menaxhimin e Butrintit, thotë se kjo marrëveshje nuk është në interes të publikut. E ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Zhupa thotë se po shkelet Konventa e Parisit. Kryetari i PDIU-s, Shpëtim Idrizi në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv ka folur rreth vizitës së sotme të Kryediplomatit grek Nikos Dendias në Tiranë. Ai shprehet i zhgënjyer nga vizita, pasi sipas tij nuk kishte një rezultat konkret, madje nuk është e qartë se cila çështje do të çohet në Hagë.