5 Pyetjet nga Babaramo/ Opozita pas protestës, i ftuar Belind Këlliçi

11 Korrik 2022, 22:18

‘Një Berishë ‘Non Grata’ në krye të Partisë Demokratike është një handikap që kalohet’, kështu u shpreh deputeti i PD-së Belind Këlliçi në ‘5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv. Por, surpriza e deklaratës së Këlliçit nuk ishte fakti që ‘Non Grata’ është një njollë që tejkalohet por krahasimi i Berishës është thjesht një deklaratë nga Tëitteri, madje këtë e ilustroi me kryeministrin e Indisë i cili i ‘shpëtoi’ Non Gratës së SHBA-ve dhe pati një takim me Obamën.