5 vite SPAK/ Zëvendësndihmës sekretari amerikan: Zgjasni mandatin e prokurorëve, rrezikohet ndërpreja e përpjekjes më të sukseshme kundër krimit të organizuar

19 Dhjetor 2024, 10:43

Mesazhi i Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof dha një mesazh të qartë.

Pavarësia duhet të mbetet vendimtare. Brenda 5 viteve SPAK është kthyer në institucionin public më të besuar në Shqipëri. Partnerët e huaj kërkojnë ekspertizën e SPAK për të luftuar krimin e organizuar shqiptar në vendet e tyre. Institucionet e tjera shqiptare duhet të tregojnë guxim e të veprojnë me pavarësi e integritet. Lufta kundër korrupsionit është detyrë e cdo qytetari shqiptar pavarësisht se ku punojnë apo kë njohin.

Ne kemi besim se SPAK sapo ka filluar e do të vijojë të ngjallë besim tek shqiptarët, vizitorët e investitorët. Se një e ardhme më e sigurtë më e begatë është e mundur. PËr të siguruar që SPAK të vijojë në të ardhmen luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit besojmë se prokurorët e SPAK duhet të lejojnë të aplikojnë sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual. 

Dështimi për të realizuar këtë, rrezikon të ndërpresë përpjekjen më të sukseshme kundër krimit të organizuar e korrupsionit në historinë shqiptare. Rrezikon humbjen e profesionistëve tuaj më me përvojë dhe njohurive të tyre institucionale. SHBA feston përparimin e bërë nga SPAK në historinë e tij të shkurtër. Puna juaj na bën më të sigurtë si në Shqipëri ashtu dhe në mbarë globin. Ne kemi qenë me ju që kur keni ndezur dritat dhe presim me kënaqësi që të vijoni të mbani dritat ndezur në luftën tuaj