50 centimetra dëborë në Dardhë të Korçës, ndalohet qarkullimi i kamionëve në doganën e Qafë Thanës! Ndërpritet energjia elektrike në disa zona

21 Janar, 09:24 | Përditesimi: 21 Janar, 09:24

Reshjet e dëborës kanë prekur pjesën juglindore të vendit ku në qarkun Korçë ka disa akse rrugore ku shtresa e borës ka arritur trashësi të konsiderueshme. Në Dardhë, trashësia e borës arrin në disa vende mbi 50 cm dhe po punohet me 5 borëpastruese. Në doganën e Qafë Thanës është ndërprerë qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, ndërsa disa zona janë pa energji elektrike.

A.M/Shqiptarja.com