Çfarë shkruanin gazetat më 17 nëntor 1998/ Ministri i Rendit alarm për grusht shteti para referendumit për Kushtetutën,Majko shkarkon kreun e SHIK

17 Nëntor, 09:46 | Përditesimi: 17 Nëntor, 11:49

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë pasi ishte votuar në Kuvend do të shkonte në referendum popullor dhe më 22 nëntor 1998-të do bëhej votimi. Ministri i Rendit Petro Koçi jepte alarmin se po përgatitej një grusht shteti duke theksuar se qarqe politike duan destabilizim para votimeve. Kjo situatë pasqyrohej në shtypin e shkruar të datës 17 nëntor 1998-të. Koha Jona shkruan në faqe të parë : “Plan për grusht shteti dhe Majko shkarkon Klosin por Meidani nuk pranon”.Fatos KLosi ishte drejtuesi i Shërbimit Informativ Kombëtar.  Për referedumin popullor për Kushtetutën shkruan edhe RD botimi i Partisë Demokratike. Në atë periudhë në pushtet ishin socialistët dhe demokratët në opozitë. 
 

K.Ta/Shqiptarja.com