6 muaj në arrest shtëpie! PS i jep fund dilemës, nuk ‘prek’ mandatin e Berishës

26 Qershor, 17:21

Edhe pse prej 6 muajsh mungon në parlament pasi ndodhet në arrest shtëpie, kreu i demokratëve Sali Berisha nuk do ta humbë mandatin. Kryeparlamentarja Nikolla tha se ky rast nuk konsiderohet mungesë pa arsye e ish-kryeministrit, çka do t’i rrezikonte mandatin e deputetit.