8 orë në SPAK, Veliaj: Isha si bashkëpunëtor, patëm ezaurim total të çështjes së inceneratorëve! Të forcojmë institucionet, mos t’i përgojojmë

30 Prill, 17:07 | Përditesimi i fundit: 2024-04-30 17:23:17

Pas 8 orësh në SPAK, kreu i bashkisë së Tiranës në dalje dha një deklaratë për mediet duke vlerësuar pas këtij takimi së pari investimin në Prokurorinw e Posaçme. Ndërsa theksoi se shkoi si bashkëpunëtor i drejtësisë, Veliaj tha se gjatë 8 orëve patën një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve, për të cilën dorëzoi dhe informacione të reja.