Nga Berlini ku ndodhet për ‘Panairin Global të Turizmit’, kryeministri Rama
mohoi dyshimet për një ‘non grata’ nga SHBA dhe tha se oqeanin e kalon kur të dojë, por shpejt ka një surprizë për opozitën. Në listën e deputetëve të kenetës, tha Rama, ndodhen speciet më të ulëta të politikës dhe ftoi qytetarët t’i japin votë rrugës së Shqipërisë drejt tryezës së BE.



















