A do ishte dakord kandidaturën e Bardhit si pretendent për kryeministër? Ja çfarë thotë Ilir Meta

8 Shtator 2023, 12:44

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pasi mbylli takimin me Berishën foli për gazetarët lidhur me aksionin opozitar. I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku se nëse do ishte dakord nëse Sali Berisha do nxirrte Gazment Bardhit si pretendent për kryeministër në zgjedhjet e 2025, Meta tha se kërkon vetëm të respektohet çdo parim demokratik.