A do sakrifikohesh për ideal të PD? Berisha: Po stisin një përballje, por do t’u lëmë blofin në dorë

14 Mars 2022, 12:04 | Përditesimi: 14 Mars 2022, 14:47

Kërkesës së grupit parlamentar të PD të cilët janë shprehur se zgjidhja e krizës në parti është tërheqja e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për t’i hapur rrugën bashkimit të demokratëve, pas liderit aktual të partisë, i është përgjigjur dhe ish lideri i saj. Nga Elbasani ish-kryeministri Berisha i pyetur nëse është gati të sakrifikohet për ideal të PD, ai e quajti këtë një përpjekje për të stisur një përballje sipas tij mes votës së lirë dhe blofit, por si përgjigje tha se do t’u lënë blofin në dorë. Kjo ishte përgjigjia e Berishës, i cili nuk dha asnjë sqarim më tej për këtë deklaratë.

“S’po mbroj gjë tjetër veç votës së lirë. Ka një përpjekje për të stisur një përballje mes votës së lirë dhe blofit por atyre që e bëjnë këtë do t’u lëmë blofin në dorë”, tha Berisha.

Mesazhi i vetëm që kishte ishte bashkimi i demokratëve. “Kjo do jetë pranverë e përpjekjeve të mëdha të demokracisë dhe mesazhi më i shkëlqyer është bashkimi i demokratëve dhe votës së lirë”, shtoi ish-kryeministri.

r.k./Shqiptarja.com