A e keni kërcënuar Arben Ahmetajn në mbledhje Kryesie? Rama: Nuk bëjmë komente mbi komentet e kujtdo që ka punë me drejtësinë

11 Shkurt, 16:52

Edhe në fund të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, Edi Rama u pyet lidhur me akuzat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga arratia. I pyetur: A e keni kërcënuar Arben Ahmetajn siç ai pretendon në një mbledhje Kryesie, Rama thotë: “PS e ka shumë të qartë pozicionin e vetë mund të pyesni sa herë të doni por është detyra jonë që drejtësisë ti japim të gjitha mundësitë të bëjë punën e vetë e pa shqetësuar nga ndikimi i pushtetit ekzekutiv e as nga komentet e atyre që përfaqësojnë PS”.

 

    No videos found.