Kryetari i PD, Sali Berisha doli nga banesa për në SPAK, ku do t’i komunikohet akuza për aferën Partizani. Berisha u pyet nga gazetarët nëse PD ka një kandidat rezervë për kryeministër.
A keni kandidat rezervë për kryeministër? Këtë do Rama, po s’ia cakton kandidatin kësaj partie.
Ju çfarë doni? T'u rikthejmë shqiptarëve votën e lirë, rotacionin e pushtetit, fitoren e opozitës.